Mundimet e mia si nënë, pa një familje

“Po tani?”, mendova. Aty u kujtova për shprehjen që fëmija nuk mund të rritet vetëm dhe e ndjeva aq shumë domethënien e saj.




0 0

Gjatë dy shtatzanive të mia kam pasur kujdesin e një mamije të mrekullueshme dhe sa herë shkoja për vizita në zyrën e saj, më kujtohet një poster që shihja në mur. Ishte një grua me fëmijën në krah pas lindjes dhe aty shkruhej togfjalëshi: Po tani?

Ka pasur një moment në jetën time që e kam gjetur veten shumë në ato fjalë. Ishte pikërisht koha kur nëna ime u largua nga unë 3 muaj pasi kisha sjellë në jetë vajzën. Ajo kishte ardhur nga Kolumbia për t’u kujdesur për mua, por pas 3 muajsh duhet të rikthehej në shtëpi. Aty kuptova që në të vërtetë burri im kishte vazhduar të punonte po njësoj në këto 90 ditë të jetës sonë të re. Vajza jonë lindi të premten dhe ai u kthye në punë si normalisht, ditën e hënë.

“Po tani?”, mendova. Aty u kujtova për shprehjen që fëmija nuk mund të rritet vetëm dhe e ndjeva aq shumë domethënien e saj.

Pas disa vitesh në Miami kam bërë disa shoqe, por në të vërtetë nuk ndihesha se kisha rrethin tim që të më ndihmonte në rritjen e fëmijës. Disa prej tyre ende nuk ishin bërë nëna, disa punonin me orare të zgjatura dhe disa nuk jetonin aty pranë. Fillova të regjistrohesha në kurse për nënat e reja që ishin emigrante dhe vetëm, si unë.

Kur kujtoj kohën e gjysheve, më duket si ëndërr që ato bënin nga 10 fëmijë dhe ia dilnin të mbeteshin të shëndetshme. Por të paktën ato kishin njerëz të afërt pranë vetes, që i ndihmonin të gatuanin, ju ofronin mbështetje. Në atë kohë ka qënë sensi i komunitetit.

Prindërit e mi janë rritur në familje të mëdha, me shumë fëmijë, shumë motra e vëllezër, ku më të rriturit kujdeseshin për më të vegjëlit, tezet dhe hallat ishin si nëna dhe fqinjët bëheshin si familje.

Kur do lindja fëmijën tim të dytë, motra ime sapo ishte bërë nënë. Ajo jeton në Kolumbi dhe më mori në telefon duke qarë se po i mbaronte leja e lindjes. Por ajo ka prindërit shumë afër dhe për mua ky është një bonus. Ajo i kishte të gjitha mundësitë për të marrë dikë që të kujdesej për vajzën, por unë sërish ndihesha shumë keq që nuk mund të shkoja të kujdesesha për to. Të ishim mbështetja e njëra-tjetrës.

Kur isha më e re, në moshën 19-vjeçare që u largova nga familja, nuk e kuptoja dot se atë ditë që ika unë humba mundësinë për të pasur afër njerëzit e mi më të dashur kur të bëhesha nënë.

Nuk ka qenë e lehtë, por nga eksperienca e fituar me dy fëmijë dhe nga mësimet e pafundme që kam ndjekur për mëmësinë e nga bisedat e vazhdueshme online me nëna të tjera, mund të them se kam krijuar dhe unë rrethin tim që më vjen në ndihmë, por nuk ka të krahasuar me atë rrethin e afërt tradicional me të cilin jam mësuar apo për të cilin kam lexuar në libra, kur një nënë i jepte qumësht gjiri jo vetëm fëmijës së saj dhe fëmijët bëheshin të gjithë motra e vëllezër me njëri-tjetrin.

Jeta vazhdon pa ndalur dhe secili krijon botën e tij që e rrethon. Në pamundësi të një rrethi të afërmish ne sot detyrohemi të bëjmë vetë shumë punë, që më parë bëheshin nga një grup i madh njerëzish. Kështu, humbasim edhe perspektivën e prioriteteve sepse duhet të kujdesemi për kaq shumë gjëra njëkohësisht. Fillon na pushton ndjenja e ankthit dhe frikës.

Në mungesë të njerëzve të afërt që të na ndihmojnë, ne përpiqemi të gjejmë mbështetje në rrjetet sociale për të pasur sensin e komunitetit. Ne mund të na duket se meqë ia dalim t’i bëjmë të gjitha, nuk kemi nevojë për ndihmë.

Ose mund të jetë tërësisht e kundërta, ne ndihemi në faj nëse kërkojmë ndihmë, sepse mendojmë se nuk jemi të zonjat t’ja dalim.

“Po tani?” ishte një nga mendimet e mia kësaj jave teksa kthehesha nga pediatri me djalin tim të sëmurë. Nuk mund ta marr edhe unë virusin, unë duhet të jem e fortë, vajza nuk mund të sëmuret, burri im duhet të jetë i shëndetshëm për udhëtimin e punës që ka javën tjetër dhe duhet të jemi të gjithë mirë për ditëlindjen e pestë të djalit. E kështu i shkruajta një shoqeje që është edhe ajo nënë dhe më tha se kishte djalin sëmurë. Më dërgoi një zemër e më siguroi se mund t’i shkruaja në çdo moment nëse kisha nevojë të flisja me të.

Jam shumë mirënjohëse që e kam pasur këtë shoqe për të ndarë me të eksperiencën time të mëmësisë, sidomos në fillimet e mia.

Ndoshta mbështetja që marr nuk është siç unë e kisha menduar më parë, por ende mund të jap dhe marr mbështetje qoftë edhe përmes një mesazhi.

Lexo edhe: “Humba beben time dhe më pas humba punën”, historia e një nëne që lufton për të drejtat e grave






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X