Mund të shkatërrojë gjumin tuaj ngrënia çdo ditë e bukës së bardhë?

0 0

Femrat e moshuara të cilat ushqehen me ëmbëlsira dhe bukë të bardhë kanë më shumë mundësi që të vuajnë nga pagjumësia. Një studim në më shumë se 50 mijë femra të lindura në mesin e viteve 60’ zbuloi procesin e grurit dhe sheqerit të lidhura me statusin e gjumit. Shkencëtarët në Nju Jork sugjeruan se ngrënia e një sasie të lartë sheqeri mund ta ndikojë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak aq shumë sa trupi të çlirojë hormone që mund të mbajë njerëzit zgjuar.
Mund të jetë dhe rasti që humbja e gjumit të bëjë njerëzit të hanë më shumë. Por femrat në studim ishin 16 për qind më të rrezikuara të zhvillonin raste të reja pagjumësie nëse ushqehen me ushqime jo të shëndetshme.
“ Unë theksoj rëndësinë e një dietë për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia”- shprehet autori studiues, James Gangwisch, një psikiatër në Universitetin e Kolumbisë.

“Të shmangësh pagjumësinë është një tjetër arsye e mirë që të shmangim sheqernat përveç kontrollit të peshës”.
Studimi nuk zbuloi pse ëmbëlsirat dhe karbohidratet, të cilat përfshijnë bukën, kekun, pastat, mund të kenë ndikim në gjumin e dikujt, sipas Gangwisch duhet të fajësohet ndryshimi hormonal.
“Kur sheqeri në gjak është rritur në nivele drastike, trupi ynë reagon duke prodhuar insulinën dhe kalimi i sheqerit në gjak mund të shkaktojë prodhimin e hormoneve si adrenalina dhe kortizoli, të cilat mund të ndërhyjë me gjumin’-thotë Gangwich.
Femrat në studim kanë kaluar përmes menopauzës dhe kishin indeksin glicemik të dietës së tyre të matur nga shkencëtarët.
Studimi mat vetëm ndikimin që ushqimi ka në sheqerin e dikujt. Ushqimet në një nivel të lartë yndyre dhe proteine kanë një nivel më të ulët në indeksin e glicemik. Femrat, dieta e të cilave përfshin një sasi më të madhe perimesh, fibrash dhe gjithë frutat kanë një mundësi më të vogël që të vuajnë nga pagjumësia.
Ai sugjeroi që femrat qe nuk mund të flenë mund të jenë duke konsumuar dieta jo shumë të mira dhe që  mund të ndihen të lodhura dhe dietat e tyre mund të jenë të pasura me ushqime të thata.
Doktorët shpesh rekomandojnë një nivel më të ulët të dietës të cilët kanë nevojë për një kontroll më të ulët të nivelit të tyre të gjakut. Kjo përfshin individë me diabet ose ata të cilët kanë nevojë të humbasin peshë apo edhe të zhvillojnë një zakon më të shëndetshëm ushqyerje.

Lexo më shumë: 10 ushqime të shëndetshme që mund t’ju dëmtojnë nëse nuk i hani siç duhet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X