Xhelozi edhe ndaj babait

0 0

Xhelozia është një ndjenjë që mund të përjetohet shumë shpesh tek fëmija, sidomos nëse ai është në moshën parashkollore. Kjo ndjenjë mund t’i referohet një lodre, një veshje apo një personi të caktuar, dhe mund të shprehet në mënyra të ndryshme, dhe ndonjëherë edhe tepër “të forta”.

Por e dini se fëmija mund të përjetojë xhelozi edhe ndaj babait të tij?

Ndoshta mendoni se si është e mundur diçka e tillë? Jua shpjegojmë!

Fëmijët, kryesisht ata me moshë rreth 3 vjeç, mund të zhvillojnë brenda vetes së tyre “kompleksin e Edipit”, gjendje e cila i referohet ndjenjave “pushtuese” që vajza mund të ketë ndaj babait dhe djali ndaj mamasë së tij. Kjo i bën ata ta konsiderojnë prindin si “pronën” e tyre. Në këtë moshë fëmija fillon të zhvillojë brenda vetes ndenja xhelozie për partnerin e nënës së tij, gjë të cilën nuk mundohet aspak ta fshehë. E keni vënë re që ndërsa bashkëshorti juaj ju puth apo përqafon para fëmijës tuaj, ai fillon të bashkohet me ju apo të shprehë se mami është vetëm e tij? Kjo është sjellja tipike e një fëmije xheloz ndaj të atit.

Si duhet të veprojmë?

Nëse do të qortoni fëmijën se erdhi mes jush do të shkaktoni tek ai një ndjenjë ankthi. Në të vërtetë, ju duhet ta përfshini atë mes përkëdheljeve tuaja duke luajtur së bashku. Kjo është një xhelozi që do të kalojë me kalimin e kohës, dhe ndërkohë nëse do të veproni në këtë mënyrë ai do ta ketë më të lehtë të kuptojë se nuk e ka “humbur” aspak dashurinë tuaj, ndërkohë që babai do të kthehet në mikun e tij më të mirë. Nga ana tjetër, figura e babait do të jetë tepër e rendësishme për zhvillimin e fëmijës, kryesisht në zhvillimin e identitetit të tij mashkullor.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X