Mu duk sikur dështova si nënë sepse linda me operacion

“Pas 14 orësh kur zgjodha të bëja një epidural u ndjeva fajtore. Pas 22 orësh kur na thanë se duhej të bëja një ndërhyrje cezariane u ndjeva sikur kisha dështuar”.




0 0

Për disa gra, ndjenja e fajit për shkak të lindjes me operacion është diçka shumë reale dhe shumë e pranishme në jetën e tyre. Shpesh është e pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë në sallën e lindjes dhe në disa raste gjërat mund të mos shkojnë siç është planifikuar duke e bërë operacionin të paevitueshëm. Atletja olimpike Shawn Johnson pati një përvojë shumë të ngjashme kur ajo lindi vajzën e saj javën e kaluar dhe përdori mediat sociale për të folur hapur rreth kësaj çështjeje.

Në një postim të fundit në Instagram, Johnson zbuloi se ajo kaloi 22 orë në lindje, përpara se të mirëpreste vajzën e saj, përmes operacionit cezarian. Kur, pas 14 orësh përpjekje, Johnson vendosi të bëjë një epidural, ajo tha se ndjehej e “dobët”.

“Unë hyra me një mendim kaq kokëfortë që e vetmja mënyrë që mund ta sillja fëmijën tonë në botë ishte lindja natyriale. Asnjë mjek nuk ka ndërhyrë ”, ka shkruar ajo në titullin e postimit të saj në Instagram. “Pas 14 orësh kur zgjodha të bëja një epidural u ndjeva fajtore. Pas 22 orësh kur na thanë se duhej të bëja një ndërhyrje cezariane u ndjeva sikur kisha dështuar”.

“Por pasi mbajtja vajzën tonë të ëmbël në krahë dhe më thanë se gjithçka shkoi mirë, ajo u bë gjithë bota ime”.

Së bashku me postimin në Instagram, çifti postoi edhe një video në lidhje me lindjen në kanalin e tyre në Youtube, ku ata kanë qenë duke dokumentuar tërë udhëtimin e tyre të shtatzënisë. Videoja fillon me Johnson, 40 javë shtatzënë, duke bërë një telefonatë për të caktuar një takim për të nxitur lindjen.

Pastaj transferohet në spital, ku Johnson përshkruan kontraktimet e saj si “ngërçet më të këqija që mund të ketë pasur ndonjëherë, çdo dy deri në tre minuta”.

Përballja me një operacion cezarain  të paplanifikuar mund të jetë me të vërtetë e vështirë, por është e rëndësishme të rrethoheni me një sistem mbështetës fuqizues. Në fund të ditës, të bëhesh nënë është një udhëtim i jashtëzakonshëm, pa marrë parasysh se si arrini atje.

Lexo edhe: 5 hapa për të shëruar trupin tuaj pas lindjes me operacion






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X