Prandaj fëmijët duhet të trajtohen njëlloj pa dallim gjinie. Mos i jepni rëndësi më shumë një fëmije që lind mashkull dhe lini pas dorë një femër. Të gjithë vijnë në jetë me një qëllim . Të gjithë fëmijët kanë nevojë për dashuri. Jo se është mashkull dhe duhet të mbahet më mirë dhe duhet ti falet cdo gjë. Të gjithë gabojmë njëlloj. Ashtu sikurse një mashkull ka organe dhe një femër i ka. Nuk është asnjë lloj ndryshimi. Mos i lartësoni meshkujt sepse dhe femrat janë po aq të rëndësishme. Aborti selektiv është njëri nga shkaqet kryesore, edhe pse ai është ndaluar me ligj. Jepuni dashuri femijeve pa bere dallime nese jane meshkuj apo femra. Rritini sikur te ishin te barabarte dhe do te keni femije dhe shoqeri me te mire…
Gruaja ishte shtatzene.
Femija ishte djale.
Familja ishte e lumtur , shume e lumtur.
Lindi femija, i treguan bibilushin e femise xhaxhallareve.
Nje gezim i papare tek xhaxhallaret. Sepse pane organin me te rendesishem ne bote.
Femija u djersit, e zhveshen lakuriq, ne shtepi , ne lagje , e keshtu shetiste. Mund te shetiste keshtu sepse kishte bibilush.
Femija u rrit pak, do te behej synet. Nje angazhim i papare, feste , dhurata…
Femija mendoi:
Me duket se ky qenka nje organ i rendesishem…
Femija kete e rregjistroi ne cepin me te erret te mendjes.
Aty ku shkonin ishin dy – tre vajza, e ema dhe i ati e pyeten:
Ke te te marrim ty biri?
Femija mendoi:
Me duket se paskam te drejte te zgjedh vete dhe pa e pytur fare palen tjeter.
Femija kete e rregjistroi ne cepin me te erret te mendjes
Femijen e mori uria. Nena dhe motrat shtruan tavolinen i dhane per te ngrene dhe pasi hengri ato e ngriten tavolinen.
Femija mendoi:
Me duket se femrat e paskan per detyre te me bejne sherbim mua.
Femija kete e rregjistroi ne cepin me te erret te mendjes
Ishin ftuar ne nje feste ku kishte shume njerez. Nuk kishte vend per te tere ne tavoline. U ulen te vjetrit dhe meshkujt ne tavoline. E ulen dhe femine bashke me ta. E ema dhe motrat , bashke me grate e tjera ishin ulur ne toke.
Femija mendoi:
Me duket se e rendesishme qenka rehatia e meshkujve.
Femija kete e rregjistroi ne cepin me te erret te mendjes
U serviren gatimet, ne fillim ju serviren meshkujve, meshkujt nuk ndihmuan fare ne servirje.
Femija mendoi:
Me duket se e rendesishme eshte te ngopen meshkujt.
Femija kete e rregjistroi ne cepin me te erret te mendjes.
Femija u rrit,u be djale dhe zuri te dashuren e pare.
E mori vesh i gjithe fisi.Te gjithe i ferkuan supet. Kishte dhe nga ata qe i thane.
Ja ke shtri kabllin gocave eee te keqen .
E ema dhe i jati thane:
E ku do te gjeje me mire se cuni jone.
Djali mendoi:
Me duket se un jam ai qe meritoj me te mire, keshtuqe duan apo sduan gocat un kam te drejte tu bej cte dua.
Djali kete e rregjistroi ne cepin me te erret te mendjes.
Djali u rrit, filloi te bridhte me shoket. Vinte vone ne shtepi por askush nuk i thoshte gje nderkohe qe te motrat hanin dajak kur u vononin.
Djali mendoi:
Un mund te hyj e e te dal ne shtepi cdo lloj ore qe dua.
Djali kete e rregjistroi ne cepin me te erret te mendjes.
Beri sherr , erdhi i gjakosur ne shtepi.
Prinderit i thane :
*Hallall.°
Djali mendoi:
Jam i forte , mund ti zgjidh problemet ne kete menyre.
Djali kete e rregjistroi ne cepin me te erret te mendjes.
Djali u rrit …
U rrit por nuk u be Njeri.
Dhe filloi te praktikonte ato qe kishte regjistruar ne qoshen e erret te mendjes se tij…
Derguar nga nje perdoruese e faqes
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu