Mos po i mungoni fëmijës vetë ju, ndërkohë që përpiqeni të mos i mungojë asgjë? Koha cilësore!

0 0

Nëse jeni një prind që punoni mund të ndodhë që të ndiheni të paaftë për të kaluar kohë cilësore me fëmijën tuaj. Por në fakt sa të vetëdijshëm jeni për rëndësinë e kalimit të kohës cilësore me fëmijën tuaj?

Çfarë do të thotë të kalosh kohë cilësore me një fëmijë?

Të kalosh kohë cilësore me një fëmijë do të thotë ta kalosh plot çdo sekondë që jeni bashkë; të argëtohemi së bashku, të komunikoni, të shkëmbeni shikime me njëri-tjetrin, të zbaviteni, të qeshni etj. duke e mbështetur kështu zhvillimin mendor, fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijës. Është ndryshe prezenca fizike, pa e dëgjuar fëmijën, pa e shoqëruar gjatë lojës, pa iu përgjigjur pyetjeve që mund të ketë dhe ndryshe të fokusohesh totalisht tek ai, duke e konsideruar dhe respektuar si një individ më vete. Me fjalë të tjera, kalimi i kohës dhe kalimi i një kohe cilësore janë gjëra krejtësisht të ndryshme.

Investimi më i mirë që mund t’i bëni: koha cilësore!

Si prind, nuk duhet ta lini pas dore kohën e lirë për fëmijën tuaj, pa marrë parasysh sa e zënë është jeta juaj në punë ose në shtëpi. Sepse çdo minutë që i kushtoni fëmijës suaj e ndihmon atë ta përjetojë dhe kuptojë më mirë botën. Prandaj ju duhet të përpiqeni ta përdorni kohën që kaloni me fëmijën tuaj në një mënyrë cilësore dhe efikase.

Mos harroni: Gjëja më e shtrenjtë që mund t’i dhuroni dikujt, është koha. Sepse vetëm ajo nuk mund të kthehet më kurrë mbrapsh! Dhe fëmijët tuaj janë ata që e e meritojnë më shumë se kushdo tjetër gjënë më të shtrenjtë që ju keni.

Çfarë i siguron fëmijës kalimi i kohës cilësore?

Periudha kur mendja njerëzore është më e ndjeshme ndaj të mësuarit është deri në muajin e 48-të, kështu që duhet të bëni kujdes që t’i jepni fëmijës zhvillimin e planifikuar deri në muajin e 48-të. Një fëmijë me zhvillim të planifikuar në foshnjëri do të mund të marrë arsim më të kualifikuar në të ardhmen.

Studimet mbi zhvillimin e fëmijëve tregojnë se koha e kaluar me prindërit në periudhën parashkollore dhe ndërveprimi cilësor në këtë periudhë kohore, sjell efekte pozitive në trurin dhe zhvillimin emocional të fëmijës. Disa nga përfitimet e kalimit të kohës cilësore me prindërit ose me kujdestarët e tyre:

– Koha cilësore e kaluar me fëmijën ofron një mundësi për të vendosur një lidhje të shëndetshme dhe të fortë midis prindit dhe fëmijës.
– Fëmija mëson dhe përvetëson shumë vlera dhe sjellje duke imituar prindërit e tyre.
– Forcon vetëbesimin e fëmijës duke e bërë të ndihet i dashur dhe i rëndësishëm.
– Duke kaluar një kohë cilësore së bashku, prindërit kanë mundësinë të shohin fushat ku fëmijët e tyre janë të fortë dhe të dobët dhe t’i njohin më mirë fëmijët e tyre.
– Ata krijojnë një hapësirë ​​për njëri-tjetrin për të shprehur mendimet dhe për të treguar për ndjenjat e tyre.
– Përmirëson aftësitë e komunikimit të fëmijës.
– Kur mbështetet me aktivitetet e duhura, koha cilësore e kaluar së bashku kontribuon në zhvillimin fizik, mendor, shoqëror dhe emocional të fëmijës.

Dobitë që koha cilësore sjell për shëndetin e fëmijës dhe marrëdhënien prind-fëmijë, janë të panumërta. Ndërkohë që po përpiqeni të bëni maksimumin tuaj për t’i përmbushur nevojat fizike fëmijës, mos e neglizhoni dicka kaq të thjeshtë dhe jetike për të ardhmen e tij. Më shumë se gjithcka tjetër, fëmija ka nevojë për ju dhe për kohën që ju do t’ia dhuroni atij.

Për më tepër lexoni Si të kaloni kohë cilësore me fëmijën, këtu janë 10 sugjerimet tona për ju!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X