X

Kryesore

Mos i gjykoni nënat!

 

Pa marrë parasysh se çfarë stili prindërimi keni, asgjë nuk ju përgatit me formulë të gatshme si të trajtoni zemërimet  kokëforta të një fëmije. Pavarësisht se ka fëmijë që nuk shfaqen zemërime të çastit, nuk është e lehtë të gjykosh një prind, fëmija i të cilit mund të bëjë një sjellje të papërshtatshme në publik, krejt papritur.

Blogerja australiane Krechelle, ishte dëshmitare e një prej këtyre skenave ndërsa bënte pazar me fëmijët e saj. Duke marrë gjërat që i duheshin në supermarket, ajo dëgjoi një të qarë fëmije me zë të lartë, nga rreshti tjetër.

“Ky fëmijë po bërtiste shumë dhe kjo gjë i acaroi njerëzit”, – tregon ajo ndërsa mendja menjëherë i shkoi tek prindërit e tij që duhej ta qetësonin fëmijën.

“Prindërit e tij ishin të rreptë, por në heshtje duke u përpjekur të mbanin gjymtyrët e fëmijës dhe t’i vendosnin në karrocë pa e dëmtuar atë, pa e humbur kontrollin”, thotë Krechelle. “Kishte djersitje, grindje dhe lëkundje të kokave. Por, ata po ia dilnin”.

Por, ndërsa disa shumë të pranishëm si Krechelle i kuptonin prindërit e vogëlushit, kishte të tjerë që nuk ishin aspak mirëkuptues.

“Me siguri atij fëmije i kanë plotësuar çdo tekë dhe kurrë nuk e kanë edukuar”, – i tha një nënë të bijës së saj 8-vjeçare në supermarket.

Krechelle u acarua nga kjo situatë. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë prindërit në bazë të një ndërveprimi të shpejtë që bën fmëija. Plus, nënat duhet ta mbështesin dhe ta inkurajojnë njëra-tjetrën, dhe jo ta gjykojnë.

“Duhet të jemi pjesë e klubit, klubit të nënave”, thotë Krechelle. “Ajo e kishte tradhtuar atë klub dhe jo vetëm që kishte turpëruar atë nënë, por ajo po i mësonte vajzës së saj që të gjykonte njerëzit me zë të lartë, duke i bërë të ndiheshin keqij për një sekondë që jeta e tyre nuk dukej e rregullt. Nëse nuk keni ndonjë gjë të mirë për të thënë, më mirë mos thoni asgjë. Mos ia ngulni sytë. Mos bëni komente për fëmijën”, këshillon nëna.

Lexo edhe: Zemerimi te femijet, shkaterrimtar ose inkurajues

Comments

comments

Me shume ne: Nje guide e pergjithshme, Sjellja dhe zhvillimi i femijeve
djemte jane me te brishte se vajzat
Djemtë: më të gjallë, por më të butë dhe të ëmbël, ja si t’i trajtoni

  Fëmijët meshkuj janë krejtësisht të ndryshëm nga vajzat: më të gjallë, rebelë, hiperaktivë. Nënat e fëmijëve meshkuj shpesh janë...

Close