Mos i beni! Gjashte “mekatet” e prinderve te rinj

0 0

Ka disa gjëra, të cilat revista online  “Babyology” i konsideron si “mëkate” të cilat prindërit shpesh i bëjnë por që në të vërtetë nuk duhet që t’i bëjnë.

  • Prindërit qëndrojnë deri vonë zgjuar. Ndodh shpesh që pasi fëmijët flenë ju të qëndroni për të parë një program të caktuar në televizor dhe kjo është e gabuar. Përpiquni të qetësoheni edhe ju pasi fëmijët flenë.
  • E stimuloni së tepërmi fëmijën. Mund të duket ide e mirë ta lini të shikojë televizor apo iPad para gjumit derisa të pastroni kuzhinën apo bëni diçka tjetër, por në të vërtetë jeni duke e stimuluar fëmijën dhe nxitur pagjumësinë e tij.
  • Nuk i lani enët në mbrëmje. Nëse jeni shtrirë në shtrat dhe mendoni për enët e palara do t’ju duket një makth, por a e dini se ky makth do të jetë edhe më i madh nëse zgjoheni në mëngjes dhe ato janë ende ajte. Në mëngjes do të jetë një kaos kur t’ju duhet edhe të gatuani mbi rrëmujë.
  • I lini sendet jashtë. Sendet me vlerë mund të thyhen apo prishen në çdo moment nga fëmija, e madje as një copë çokollatë nuk duhet të vendoset në vendin e gabuar duke qënë se mund të përfundojë brenda krevatit tuaj.
  • E lejoni fëmijën të qëndrojë zgjuar deri vonë. Nëse do ta bëni këtë qoftë edhe për fundjavë do të gjendeni para zgjimeve të shpeshta gjatë natës si edhe zgjimit të hershëm në mëngjes duke qënë se programi i gjumit të fëmijës është prishur.
  • I jepni prioritet aktiviteteve tuaja. Në të vërtetë ato duhet të rregullohen sipas nevojave të fëmijës.

Lexoni edhe: Për çfarë ka nevojë një nënë, 7 gjërat që e bëjnë të lumtur

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X