Komenti në postimin e nënës
“Urime për arritjet tuaja, por duket sikur fëmijët e tu janë shumë të mëdhenj për të qarë si vajza të vogla. Një djalë duhet të mësohet se si të jetë i fortë në këtë moshë”.
Dikush bëri këtë koment në instagramin tim kur ndava një psotim se si Jax e humbi toruan ndërsa priste në makinë për t’u ulur në sexholinon e tij.
A po ju vlon gjaku? Sepse mua sigurisht që po, ka shumë probleme me këtë deklaratë.
Unë po i rris djemtë (dhe vajzën) duke i mësuar që të ndiejnë edhe anën jo fort të gëzueshme të ndjenjave të tyre, të jenë emocionalë dhe të shprehin veten! Unë mendoj se lejimi i fëmijëve tuaj për të shprehur veten është një nga gjërat më të fuqishme që mund të bëni për ta. Lërini të ndiejnë dhe kujtojini se jeni këtu për ta kur të qetësohen.
Ndjenjat e djalit
Në rastin tim, kjo do të thoshte se duhej të prisja dhjetë minuta, ndërsa djali im po shkelmonte dhe bërtiste në makinë, para se të flisnim për sjelljen e tij dhe pse ishte i mërzitur. Ky ishte një zemërim i madh, por këto janë momente të tilla të mësimnxënies për të gjithë.
Mësimi i fëmijëve tuaj për të pasur emocione është pikërisht gjëja që i bën ata të fortë! Kjo i ndihmon ata të bëhen njerëz të jashtëzakonshëm që mund të artikulojnë dhe të shprehin veten e tyre dhe i lejon ata të qajnë, qeshin, ndiejnë. Është shumë e rëndësishme për djemtë të kuptojnë se forca nuk gjendet vetëm në faktin se sa pesha mund të ngrejnë ose sa të mëdhenj janë bicepsat e tyre!
Djemtë e mi kanë ndjenja të fuqishme. Ata kanë zë të lartë, janë të vetëdijshëm, dhe është e kuptueshme kur nuk janë të lumtur. Sidoqoftë, ata duhet të jenë në gjendje të ndjejnë dhe t’i lejojnë ndjenjat e tyre ashtu si ne si të rriturit dhe është detyra jonë, si prindër, t’u mësojmë fëmijëve tanë se atyre u lejohet të ndiejnë, të dhe qajnë dhe se ka kaq shumë forcë në gjithë këtë! Kjo u ndërton karakterin dhe i mëson ata se si të trajtojnë emocionet e tyre dhe të kuptojnë ndjenjat.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu