Mos e lani foshnjën pas lindjes, po shkatërroni mbrojtësen e tij

0 0

Lindja është një moment i ndjenjave të përziera. Ju mund të keni frikë dhe të jeni nervoze. Disa gra e përshkruajnë lindjen si dhimbjen më të keqe që mund të kishin imagjinuar ndonjëherë. Por të jeni të sigurta, këto ndjenja do t’i harroni sapo të hidhni sytë tek i porsalinduri juaj.

Minutat e para pas lindjes së një fëmije mund të duken të turbullta. Nënat dhe foshnjat gëzojnë një kohë të vogël të përqafimit dhe kontaktit të lëkurës në lëkurë, por shumë shpejt infermieret do e largojnë fëmijën nga nëna për të kontrolluar peshën, temperaturën e trupit dhe perimetrin e kokës së tyre.

Gjithashtu nuk është e pazakontë që të sapolindurit të lahen shpejt pas lindjes, shpesh brenda dy orëve të para. Një banjë largon lëngun amniotik dhe gjakun nga lëkura e foshnjës, por mund të ketë disa përfitime nëse e vononi pak banjën e parë të të porsalindurit.

Larja jo vetëm që heq lëngjet e lartpërmendura nga lëkura e të porsalindurit, por heq edhe “verniks kazeozën” , e cila është një substancë e bardhë e gjetur në lëkurën e foshnjës.

Cila është verniks kazeoza?

Ajo është një shtresë mbrojtëse në lëkurën e foshnjës. Duket si një substancë e bardhë, si djathi. Kjo “veshje” zhvillohet në lëkurën e foshnjës, ndërsa është ende në barkun e nënës. Gjurmët e substancës mund të shfaqen në lëkurë pas lindjes. Ju mund të pyesni: cili është qëllimi i kësaj veshjeje?

Për të kuptuar rolin e saj, mendoni sesi lëkura juaj reagon ndaj ekspozimit të tepërt të ujit. Pas notit ose dushit, do të vini re se lëkura juaj rrudhoset. Lëngjet kanë të njëjtin efekt tek fëmija që ndodhet në barkun e nënës.

Mos harroni, fëmija juaj noton në lëng amniotik për 40 javë. Është pikërisht kjo shtresë që mbron lëkurën e një fëmije të palindur nga lëngu. Pa këtë mbrojtje, lëkura e foshnjës do të rrudhosej në mitër.

Verniks kazeoza ndihmon që foshnjat të kenë lëkurë të butë pas lindjes. Gjithashtu mbron lëkurën e fëmijës suaj nga infeksionet, kur është në mitër.

Sasia e saj zvogëlohet sa më shumë që afrohet data e lindjes. Sa më herët ta lindni fëmijën, aq më shumë do të jetë e pranishme kjo shtresë në trupin e tij.

Cilat janë përfitimet e verniks kazeoza?

Përfitimet nga kësaj shtrese nuk janë të kufizuara vetëm për periudhën e shtatzanisë: Kjo shtresë gjithashtu mbron fëmijën tuaj gjatë dhe pas lindjes. Pavarësisht sesa pak substancë mbetet në lëkurën e foshnjës pas lindjes, kini parasysh ta mbani atë sa më gjatë të jetë e mundur në lëkurën e tij. Kjo do të thotë që mund të sugjerohet që të vonohet sa më shumë larja e parë e të porsalindurit.

Përfitimet e këtij mbrojtësi natyror

Ka veti antimikrobiale

Të sapolindurit kanë një sistem imunitar të brishtë, që do të thotë se ata janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Ushqyerja me gji ndihmon në rritjen e sistemit imunitar të një fëmije, por kjo nuk është alternativa e vetme. Verniks kazeoza gjithashtu mund të mbrojë një të porsalindur nga infeksionet pas lindjes. Kjo është për shkak se veshja përmban antioksidantë, si dhe anti-infeksion dhe veti anti-inflamatore.

Lubrifikimi përmes kanalit të lindjes

Gjithashtu mund të zvogëlojë fërkimin pasi fëmija juaj kalon përmes kanalit të lindjes gjatë lindjes.

Ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit të foshnjës

Gjatë shtatzanisë, trupi juaj luan një rol jetësor në rregullimin e temperaturës së trupit të fëmijës. Duhet kohë që foshnja të rregullojë temperaturën e trupit pas lindjes. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme ta mblidhni një foshnje me batanije dhe të mbani një temperaturë komode të dhomës. Mbajtja e kësaj veshjeje për aq kohë sa është e mundur mund të stabilizojë natyrshëm temperaturën e trupit të tyre.

Zbut lëkurën e foshnjës

Kjo substancë është një hidratues natyral që e mban të butë lëkurën e bebit duke e mbrojtur nga plasaritjet dhe tharja.

Sa duhet ta vononi dushin e parë të fëmijës suaj?

Sapo të kuptoni rolin e verniksit, mund të zgjidhni të vononi dushin e parë të fëmijës tuaj për të maksimizuar përfitimet shëndetësore. Kohëzgjatja e kohës që ju vendosni të vononi dushin varet nga ju. Disa nëna nuk i lajnë fëmijët deri në një javë pas lindjes, por nuk është e thënë të prisni kaq gjatë. Edhe 24 ose 48 orë janë të mjaftueshme për të marrë përfitimet.

Kërkoni që infermierja të përdorë një leckë të butë për të hequr butësisht çdo gjurmë gjaku dhe lëngu amniotik nga lëkura e porsalindurit.

Pas lindjes

Infermieret i ndajnë të sapolindurit nga nënat e tyre pas lindjes për testim dhe një banjë. Testimi është i nevojshëm, por jo dushi. Ju mund të merrni vetë vendimin kur doni ta lani fëmijën për herë të parë, prandaj mos u trembni të flisni.

Lexo edhe: A mund te beje dush femija menjehere pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X