Mos e detyroni fëmijën të hajë me zor

0 0

Shumë nëna e kanë të vështirë momentin kur duhet të ushqejnë fëmijën, sepse ky i fundit refuzon të hajë. Pavarësisht vështirësisë së madhe, mjekët pediatër këshillojnë prindërit të mos e detyrojnë fëmijën të hajë ushqim kundër dëshirës së tij. “Metoda e detyrimit nuk funksionon dhe nuk do të funksionojë asnjëherë. Në vend që  mendoni për ushqimin, mendoni për ushqyerjen”, – theksojnë specialistët.

Detyra e prindit është të përgatisë një vakt të balancuar për fëmijën, ndërsa detyra e fëmijës është të hajë. E megjithatë, prindërit nuk e bëjnë dot këtë ndarje, sepse i tmerron ideja që fëmija i tyre nuk ha ushqim.

Por dietologët pohojnë se fëmijës i duhet të ekspozohet të paktën 20 herë përpara një ushqimi që të fillojë ta hajë atë. Kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sigurisht kjo është e bezdisshme, por nuk përbën rrezik për fëmijën.

Madje, sa më shumë të këmbëngulni që t’i jepni një ushqim fëmijës, aq më sfidues do të bëhet ai. Kështu që kur fëmija refuzon të hajë, ndërpriteni këtë moment duke bërë një lojë, duke qeshur etj.

Mos u përpiqni t’i jepni diçka tjetër, sepse kështu e dëmtoni fëmijën dhe e privoni nga vlerat ushqyese që duhet të marrë. Fëmija nuk dëmtohet nëse rri një vakt pa ngrënë, por mund të dëmtohet nëse vazhdimisht ha një numër të kufizuar ushqimesh, vetëm ato që i pëlqjenë.

Një metodë e thjeshtë për ta bërë fëmijën të hajë është që pjatës së ushqimit t’i shtoni një element të preferuar të tij.

Lexo edhe: 5 menyra per bindur femijen tuaj te haje






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X