Mos diskreditoni kurrë një nënë. Ju nuk dini as gjysmën e asaj që po kalon

0 0

Autumn Benjamin është një nënë e re, e cila përmes një fotoje vetëm dy ditë pas lindjes, ndan me të gjithë këndvështrimin e saj për mëmësinë dhe mbi të gjitha ka një mesazh të rëndësishëm: “Mos diskreditoni kurrë një nënë. Ju nuk dini as gjysmën e asaj që po kalon”.

Kjo ishte dita e dytë pasi linda Laylën. Duke ngrënë “vaktin e mirë” të siguruar nga spitali. Një biftek me anët e gatuara. Isha në një territor të ri.

Duke mësuar të ushqej me gji këtë qenie të vogël që sapo e solla në botë. Veshur me këto të brendshme të mëdha rrjetë, akoma me një bark si shtatzënë .. askush nuk më tha barku yt nuk do të ulet menjëherë. Askush nuk më tha se do të kisha gjakderdhje.

Askush nuk më tha se do të kaloja orë të tëra duke qarë dhe plot emocione. Mbaj mend që isha shtrirë atje në shtratin e spitalit duke qarë. Po qaja sepse vajza ime e vogël ishte më në fund këtu .. MË NË FUND! Por prisni .. kjo do të thotë që ajo nuk është e mbrojtur më brenda meje. Dhe kjo është një ndjenjë e frikshme.

Në atë moment, mendoj se Kevin kishte humbur. E kuptova se kur po më mbante në dushin e spitalit, unë qaja pa kontroll. Më vjen në mendje shumë e turbullt tani, por gjithçka më kujtohet është se thashë “ajo nuk është më e sigurt brenda meje” dhe kjo ishte një gjë me të vërtetë e vështirë për t’u pranuar.

Gjithashtu kisha shumë dhimbje. Askush nuk ju thotë se zakonisht pas një “lindjeje të shpejtë” vjen një copëtim i keq. Javët në vijim nuk mund të ecja. Nuk mund ta përdorja banjën. Vishja këto pelena të mëdha. Kurrë nuk e kam menduar se do të jem përsëri normale. Kevin duhej të më ndihmonte të bëja gjithçka nga urinimi, deri tek ecja nëpër shkallë.

Të jesh nënë është sakrifica sublime. Ju hiqni dorë nga trupi juaj për 9 muaj për të rritur këtë foshnjë të vogël. Ju kaloni dhimbjet e lindjes. Kaloni nëpër emocione të pakrahasueshme që vijnë me ardhjen e fëmijës.

Kaloni orë të lodhshme pa gjumë, orë të vështira duke ushqyer fëmijën, duke u përpjekur të mbani në sasinë e duhur prodhimin e qumështit, orë të vështira duke u përpjekur të ngrini fëmijën në këmbë.

Mos diskreditoni kurrë një nënë. Ju nuk dini as gjysmën e asaj që po kalon.

Dikur unë isha Autumn, një grua e dashur argëtuese, e çmendur, që i pëlqente shumë të dilte. Por, tani jam mamaja e Laylës dhe jam në rregull me këtë.

Lexo edhe: Dashuria nuk matet se cili erdhi i pari në jetën time, rrëfimi i nënës për dy fëmijët e saj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X