Mononukleoza sa e rrezikshme është nëse prek fëmijët?

0 0

 

Mononukleoza te fëmijët nuk duhet t’ju trembë: te fëmijët, në fakt, shpesh është kaq e lehtë saqë mund të kalojë pothuajse pa u vënë re.

Transmetohet përmes pështymës

Mononukleoza shkaktohet nga virusi Epstein-Barr, i cili është pjesë e familjes së virusit herpes, në të cilën bën pjesë edhe mikroorganizmi përgjegjës për variçelën. Transmetimi ndodh kryesisht përmes pështymës. Kjo është arsyeja pse ajo quhet edhe “sëmundja e puthjes”. Në praktikë, nëpërmjet një puthje “të infektuar” ose nëpërmjet kontaktit me pështymën e një personi të sëmurë, e përhapur për shembull duke teshtirë ose duke pirë nga e njëjta gotë, rrezikoni të merrni virusin.

Ngjan me gripin

Ajo është e përhapur sidomos në moshën prej 15 deri në 25 vjeç, por mononukleoza është mjaft e zakonshme edhe tek fëmijët. Sidomos në fëmijëri, është pothuajse gjithmonë pa simptoma ose me simptoma të vogla karakteristike, deri në pikën që mund të ngatërrohet me gripin.

Fillimisht mund të shfaqen dhimbje koke dhe dhimbje fytit. Pas disa ditësh gjëndrat, sidomos qafa, sqetullat dhe ijët, mund të duken të fryra dhe të japin dhimbje: kjo do të thotë se infeksioni është përhapur në të gjithë trupin. Në disa raste ka edhe temperaturë të lartë.

Mononukleoza diagnostikohet nëpërmjet analizave specifike të gjakut. Sidoqoftë, nuk është një infeksion i rrezikshëm: organizmi, madje edhe ai i të vegjëlve, është në gjendje ta luftojë pa ndihmën e jashtme. Është shumë e rëndësishme që fëmija të pushojë. Në rast se ka temperaturë, mjeku mund t’ju japë ilaçe. Kini parasysh se ndjenja e lodhjes mund të vazhdojë përreth një muaj.

Lexo edhe: Vdesin 6 femije ne nje qender shendetesore nga i njejti infeksion






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X