Jemi në Gusht dhe ndoshta pasi mund të keni përfunduar pushimet me familjen tuaj ndoshta do t’ju duhet t’i riktheheni punës, duke e lënë fëmijën nga një qëndrim 24 orë vetëm me të nën kujdesin e gjyshërve apo dados. Si ta bëni sa më të thjeshtë momentin e shkëputjes? Ja çfarë këshillon psikologia Anne Gatecel në lidhje me këtë çështje.
- Tregohuni koshiente për momentin e shkëputjes
Mund të ndodhë që fëmija të shkojë tepër i lumtur drejt gjyshërve, ose e kundërta, t’ju shtërngojë fort nga këmbët për të mos u larguar. Momenti i shkëputjes jo gjithmonë është i thjeshtë dhe këtë ndoshta e kemi ndier të gjithë. Ju nuk duhet të shqetësoheni në lidhje me këtë pasi fëmija është duke shprehur emocionet e veta, të cilat mund të jenë ndjenja lumturie ose trishtimi. Është shumë normale që fëmija të mos dojë të përballet me ditën pa ju dhe t’ju pyesë se kur do të ktheheni. Nëse fëmija fillon të qajë ndaloni, përqafojeni dhe mundohuni ta ngushëlloni me fjalë të ëmbla. Gjyshja ose dadoja do të dijë sit a qetësojë. Ju duhet t’i thoni se pasdite do të jeni sërish bashkë. Me kalimin e ditëve gjithçka do të normalizohet.
- Tregoni respekt per personin që do të kujdeset për të
Kjo është shumë e rëndësishme. Fëmija duhet të ndjejë që ju vlerësoni personin që do të kujdeset për të. Është shumë e rëndësishme mënyra si ju i flisni gjyshërve apo dados. Në momentin që do të dilni nga shtëpia duhet t’i tregoni personit që do të kujdeset për të në lidhje me veprimtaritë që fëmija ka bërë në mbrëmje, çfarë ka ngrënë, me çfarë ka luajtur. Duhet t’i jepni më tepër përparësi kësaj dhe jo atyre që duhet dhe nuk duhet të bëjë, të cilat mund t’ja shpjegoni jashtë pranisë së fëmijës. Fëmija duhet të ndiejë që ju keni besim tek personi të cilit po ja besoni.
- Momenti kur do të takoheni
Momenti i takimit është shumë i rëndësishëm, po aq sa edhe ai i ndarjes. Në momentin që ktheheni në shtëpi duhet t’i jepni pak kohë fëmijës pa e forcuar, pasi mund t’i duhet më tepër kohë për tu shkëputur nga ajo çfarë ishte duke bërë më parë. Nëse jeni kthyer vonë në shtëpi mund ta shtyni për 30 minuta kohën e vënies në gjumë në mënyrë që të qëndroni pak më shumë me të. mund të lexoni diçka bashkë, të përqafoheni etj. Në mbrëmje duhet të jeni gjithmonë prezente në shtëpi në mënyrë që ta bëni momentin e largimit të ditës tjetër më të lehtë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu