Momentet pas lindjes, askush nuk flet për dhimbjen e nënave

0 0

Periudha pas lindjes. Pjesa për të cilën askush nuk flet vërtet. Jo, jo depresioni postpartum, por rikuperimi. Momentet, minutat dhe orët pas lindjes.

Është një moment i mbushur me lot lumturie, gëzim për një jetë të re dhe magji e pastër që ke sjellë një fëmijë në botë.

Është gjithashtu një moment i mbushur me lot dhimbjeje sepse trupi dhemb kur qëndron shtrirë, kur shkon në banjë. Trupi dhemb edhe nëse hedh më shumë se një hap. Dhemb për shkak të kontraktimeve që janë akoma aty edhe pasi fëmija juaj ka dalë. Dhimbja është kaq e madhe. Dhe ndonjëherë ndiheni sikur ju duhet të ‘fshehni’ të gjitha ato lëndime në mënyrë që njerëzit të mos keqkuptojnë dhe të mendojnë se jeni ‘jo mirënjohëse’. 

Më në fund qava natën e kaluar sepse nuk mund të kaloja një kontraksion tjetër pa qarë. Unë qava natën e kaluar sepse jam e traumatizuar që kur ulem për të urinuar më dhemb trupi. Qaja mbrëmë sepse u ndjeva e dobët dhe e thyer.

Mora në telefon burrin tim në 1 të mëngjesit (ai është në shtëpi me fëmijët). Thjesht doja të qaja për shkak të gjithë dhimbjes që më kalonte trupi. “Është shumë më e vështirë këtë herë dhe nuk e di pse. Nuk mbaj mend që pas lindjeve të mëparshme të ketë qenë kështu. Më dhemb shumë”,- i thashë. Ai mund të mos e kuptojë plotësisht nivelin e dhimbjes që po përjetoj, por ai ishte në gjendje ta dëgjonte atë në zërin tim.

Trupi i njeriut është i mahnitshëm. Por trupi i gruas është përtej mahnitjes. Ne kalojmë aq shumë në shtatzëninë tonë e përsëri gjatë dhe pas lindjes. Ne duhet të jemi krenarë për veten tonë sepse jemi kaq të forta, aq të forta sa ta sjellim jetë në këtë botë. 

Kaq të forta sa të na jepet titulli “nënë”.  Të qarat dhe të folurit rreth vështirësive pas lindjes nuk na bën qenie jo mirënjohëse, na bën NJERËZ.

Kjo është e vërteta, realiteti i lindjes së fëmijëve. Ne sakrifikojmë trupin tonë për shkak të dikujt që duam. Se dikush na quan “nënë”.

Lexo edhe: 8 gjërat që duhet të dini për tremujorin e katërt






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X