Modelja shqiptare tregon “torturën” gjatë shtatzanisë

0 0

Modelja e njohur Arbenita Ismaili dhe partneri i saj reperi Fero presin që së shpejti të bëhen prindër. Në fillim ata e mbajtën të fshehtë këtë lajmë, por pasi gjithçka u bë mediatike, të dy kanë ndarë detaje nga pritja e ëmbël.

Së fundmi, Arbenita ka ndarë me ndjekësit një shqetësim që po e shoqëron gjatë gjithë shtatzanisë. Vetëm kush e ka provuar, mudn ta kuptojë dhe ta vërë veten në vendin e modeles.

Nëse konsumon qoftë edhe fare pak ujë, ajo duhet të kalojë shumë kohë në tualet, gjë që po e torturon.

Edhe pse të rinj në moshë, Fero ka treguar se ata kanë qenë gjithmonë gati për t’u bërë prindër dhe se në fillim mendonte se do të bekoheshin me një djalë.

“Nuk e kam pritur që do të ishte vajzë, por tashmë jam i lumtur që është vajzë. Në fillim prisja djalë, por kam folur me shumicën e njerëzve që janë bërë prindër dhe më kanë thënë që vajza është më e dashur për prindërit”, është shprehur ai.

Ndërsa Arbenita ka treguar se në fillim të shtatzanisë ka pasur disa komplikacione, të cilat për fat të mirë tashmë kanë kaluar.

“Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në trisemestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë”, rrëfen Arbenita.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X