Modelja në punë duke ushqyer të bijën

0 0

Puna e një nëne nuk është mbaron kurrë: as kur ajo kthehet nga puna dhe as për Javën e Modës në New York (NYFW). Dizajnerja Rebecca Minkoff u nis për në shtëpi me një prezantim të bukur që përfshinte një modele që ushqente me gji vajzën e saj.

Si pjesë e shfaqjes së saj fundjavën e kaluar, Minkoff solli në vëmendje çështjen e rëndësishme të ushqyerjes me gji kur nënat kthehen në punë.

“Kjo hapësirë përgëzon gratë që punojnë sot dhe të gjitha nënat moderne që e bëjnë atë të mundur në shtëpi dhe në zyrë,” tha ekipi i Medelës në një deklaratë. Medela kohët e fundit nisi një program të ri të quajtur “Kthimi i shëndetshëm i nënave të reja” për të mbështetur nënat dhe punëdhënësit në marrëdhënie pune.

Modelja Mara Martin ishte e ulur me të bijën në prehër, duke e ushqyer atë para kutive të këpucëve me pompën e gjirit në krah, duke parë drejt e në kamera.

Martin ishte e entuziazmuar që ishte pjesë e prezantimit novator, dhe ka ndarë përjetimin e saj në Instagram. “Kur Rebecca Minkoff më kërkoi që të isha pjesë e shfaqjes së saj si modele dhe nënë, ndërsa ushqeja Arian, unë menjëherë thashë po,” shkroi ajo. “Ajo donte që unë të përfaqësoja mamanë që punonte për të gjatë një pjese të shfaqjes së saj, sepse kjo është ajo që jam”.

“Të jesh nënë është puna më e vështirë në botë, dhe pastaj të shtosh përpjekjen për të punuar si modele, përveç gjërave të tjera që po përpiqem të bëj, nuk e bën më të lehtë,” shkroi Martin në një postim të hershëm. “Fakti që isha në gjendje të përfaqësoja të GJITHA nënat që punojnë atje, e bëri këtë shfaqje kaq të veçantë për ne. Brohoritje për të gjitha nënat që punojnë, ne ju shohim, nuk jeni vetëm! ”

Shfaqja e NYFW e Minkoff u frymëzua nga figura e gruas moderne pune, e cila u pasqyrua në gjithçka.

Lexo edhe: Aktorja duke ushqyer me gji në sheshxhirim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X