Mjetet shtëpiake për të hequr qimet nga trupi i foshnjave

Disa nëna shqetësohen për ato që duken si qime të tepërta në trup tek bebet e tyre. Edhe pse është dicka natyrale dhe kryesisht përcaktohet nga gjenet, nënat mund të dëshirojnë që t’i heqin qimet nga trupi i bebeve.




0 0

Para se të kërkoni për mënyra se si të hiqni qimet e tepërta nga trupi i bebeve,  është e rëndësishme të kuptoni pse i kanë ato.

Qimet e trupit me të cilat ka lindur fëmija juaj do të pastrohen brenda disa muajve. Më të vjetrit do t’ju sugjerojnë t’i masazhoni ato butësisht për të ndihmuar procesin e rënies të përshpejtohet.

Mjetet në shtëpi që mund të ndihmojnë për heqjen e qimeve përfshijnë qumështin, shafranin e Indisë, miellin dhe përbërës të tjerë shtëpiakë që nuk kanë kimikate të dëmshme. Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që ato funksionojnë në mënyrë efektive në heqjen e qimeve të trupit, ato janë përdorur për një kohë të gjatë nga më të vjetrit.

Masazhojeni me shafran dhe vaj bajame

Kjo është një nga metodat më të mira për heqjen e qimeve tek të porsalindurit.  Kjo përbërje bëhet duke bashkuar sadranin e indisë, miellin dhe vajin e bajames.  Mielli është i pasur me Vitaminë-E e cila është një anti-oksidues i fuqishëm që i nevojitet trupit. Vaji i bajames është një hidratues i mirë dhe qetëson procesin e fërkimit duke vepruar si një lubrifikant. Mielli i grurit është i butë në lëkurë dhe përmirëson ngjyrën e lëkurës së foshnjës tuaj. Duke përdorur pak ujë, të gjithë përbërësit bëhen si një brumë i butë. Më pas këtë “brumë” zhyteni në vajin (bajame) e ngrohtë para se të fërkoni lëkurën e foshnjës.

Masazhoni të gjitha pjesët e trupit dhe më pas fshijini butësisht.

Shafran i Indisë dhe qumështi

Një përzierje e shafranit dhe qumështit mund të aplikohet tek fëmija në të gjithë trupin si një masazh. Lëreni përzierjen të thahet dhe më pas hiqeni duke përdorur një leckë të butë të zhytur në qumësht. Bëjini foshnjës një banjë pas procedurës pa përdorur sapun apo larës trupi. Qumështi vepron si një agjent pastrimi, dhe kështu nuk ka nevojë për një pastrues. Kjo është një mënyrë e butë për të hequr qimet e trupit të fëmijës në mënyrë natyrale dhe për t’i bërë ato të bien më shpejt.

Miell qumësht dhe shafran

Përbërësit përzihen mirë dhe aplikohen tek fëmija para se të bëhet një masazh. Kjo përzierje një mënyrë e sigurt për heqjen e qimeve të fytyrës për bebet. Qumështi gjithashtu mund të zëvendësohet me kos ose krem. Së bashku me heqjen e qimeve të tepërta kjo përzierje vepron edhe si hidratues.

Këshilla që duhet të ndiqni kur përdorni metodat e heqjes së qimeve

  • Kujdesuni për lëkurën delikate të foshnjës. Larja me forcë ose pastrimi mund të irritojë lëkurën. Mund të çojë gjithashtu në abrazion dhe të shkaktojë skuqje, mavijosje dhe alergji.
  • Kujdesuni që bebi të jetë rehat. Një pastë e tharë që fshihet mund të jetë një përvojë e pakëndshme për fëmijën.
  • Tregohuni të kujdesshëm me qumështin e pazier. Mund të mbartë patogjenë që mund të shkaktojnë infeksione të tilla si diarre dhe dizenteri.
  • Edhe pse disa nga këto metoda heqin përkohësisht qimet, mund të vëreni se ato rriten përsëri pas ca kohësh. Jepi kohë të hollohen vetë.
  • Mjetet shtëpiake kur përdoren rregullisht janë një mënyrë e mirë dhe e sigurt për të hequr qimet e trupit të foshnjës tuaj ndërsa ai rritet.

Lexo edhe: Rruajtja e flokëve të foshnjës për t’i bërë ato më të trasha- Fakt apo mit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X