Mjeku i njohur obstetër Besnik Brahimaj ka shpjeguar arsyet pse një grua shtatzënë duhet të kryejë testin Nifty

0 0

Çdo grua shtatzënë, në shtatzaninë e hershme të saj, duhet të kryejë ekzaminime për të mbajtur nën kontroll shëndetin e saj, por edhe të foshnjës. Mjeku i njohur obstetër, në klinikën “Ëngjëjt” në Fier, Besnik Brahimaj ka shpjeguar arsyet pse një grua shtatzënë duhet të kryejë testin Nifty. Sipas mjekut Brahimaj, testi Nifty është testi më i mirë dhe i kompletuar, prenatal jo invaziv në botë, që është i sigurt, i thjeshtë, i saktë dhe shumë i besueshëm. Në krahasim me testet e tjera, testi Nifty ofron saktësi të lartë dhe norma të ulëta false pozitive. Nifty është metoda jo invazive dhe për këtë arsye nuk përbën rrezik për nënën ose fëmijën.

Sipas mjekut Testi Nifty mund të kryhet pas javës së 10 të shtatzanisë, javë në të cilën është e mundur për të zbuluar praninë ose mungesën e anomalive kromozomale më të zakonshme te foshnjat. Testi mund të rekomandohet për të gjitha gratë që priten të bëhen nëna edhe në qoftë se ato nuk janë në grupi ne rriskut.

“Deri tani ne kemi pasur ekzaminime vetëm ekografike, ndërsa tani kanë filluar që zbulohen në këto teste gjenetike, të cilat mund të përcaktojnë sindromat gjenetike, të cilat nuk kapen nëpërmjet ekzaminimeve të tjera. Testin Nifty duhet të kryejnë të gjitha gratë shtatzënë, por më të rriskuara janë gratë me moshën mbi 30 vjeçe, ose ato që kanë në familje, në farefisin e tyre fëmijë të lindur me këto lloj problemesh. Është një test i sigurt, është jo invaziv dhe nuk dëmton shëndetin e gruas dhe përcakton të gjithë sindromat, trizomitë, delecionet si dhe seksin e fëmijës dhe anopleiditë e seksit. Për të kryer testin Nifty duhet të drejtoheni në klinikat obstetrike gjinekologjike, si në klinikën “Ëngjëjt” në Fier, ku jepet një konsulencë e plotë për kohën kur duhet të bëhet testi Nifty, si bëhet testi Nifty, ku duhet të drejtohen, sepse këto janë ekzaminime gjenetike, të cilat për momentin e parë çohen jashtë shtetit si ekzaminime, por që merren në klinikat tona dhe vjen përgjigjja brenda një kohe shumë të shkurtër 7-10 ditë.”

Testi Nifty mund të aplikohet duke filluar në javën e 10 të shtatzanisë dhe ofron avantazhe të konsiderueshme për të dy, si për mjekun dhe familjet në vendimet e tyre klinike në lidhje me fazat e mëvonshme. Këtë test në Fier e ofron klinika “Ëngjëjt” duke dhënë edhe konsulencën e duhur për shëndetin e vajzave dhe grave shtatzënë.

Doktor Besnik Brahimaj shpjegon pse është i rëndësishëm të kryhet testi Nifty në shtatzani . Nifty është testi më i sigurt prenatal që mund të kryhet prej javës së 10- të të shtatzanisë pa asnje risk për nënën dhe bebin.

Posted by NIFTY test Albania on Tuesday, December 10, 2019

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqifpërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X