Ellonn Smartt, lind në javën e 23-të
Historia e Ellonn Smartt, një vajzë njëzet e pesë vjeçare që lindi fëmijën e saj të dytë në javën 23-të, bëri xhiron e botës. Asaj i plasën ujërat papritur dhe bëri ndërhyrje cezariane të menjëhershme. Gjithçka shkoi më mirë se ç’pritej.
Mjekët: Foshnja kishte rrezik të vdiste
Mjekët kishin dhënë shumë pak shpresë për mbijetesë për foshnjën. Ata i thanë çiftit, sipas të gjitha gjasave, fëmija do të vdiste:
“Kur më thanë që nuk mund t’ja dilte, zemra ime u thye”, – tha nëna e re.
Por përkundrazi, fëmija erdhi në jetë, duke peshuar vetëm 368.5 gramë. Tani fëmija po lufton mes jetës dhe vdekjes për të mbijetuar, por gruaja është e sigurt që do të jetojë.
Ja se çfarë rrezikon fëmija
Ekspertët kanë treguar se, në shumicën e rasteve, fëmijët e lindur në këto rrethana kanë rrezik të paraqesin një përdorim jo korrekt të gjymtyrëve, përveç vështirësive në frymëmarrje.
E megjithatë, Jadeni i vogël ishte i jashtëzakonshëm: mjekët në të vërtetë thanë që foshnja doli nga barku “duke tundur krahun dhe duke marrë frymë lehtësisht”, dhe kurrë nuk kishin parë diçka të tillë më parë.
Tani, shpresa është se fëmija mund të mbijetojë. Fëmija monitorohetnë një inkubator dhe prindërit janë afër tij çdo ditë.
Lexo edhe: Mjekët i thanë të abortonte, nëna vendos të operojë foshnjën brenda barkut
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu