Mishi në skarë rrit rrezikun e kancerit

0 0

Çfarë do të ishte stina e verës pa një barbeque? Gjatë verës, shumë pak njerëz mund t’i rezistojnë dëshirës për të. Për më tepër, mishi, peshku, perimet dhe djathrat e pjekur në skarë nuk janë vetëm të shijshëm, por konsumi i tyre me miqtë në ambient të hapur është argëtues. Por, duhet t’u kushtoni vëmendje rreziqeve. Të kujtojmë se çfarë thotë Instituti Amerikan Kërkimor i Kancerit: gatimi i mishit në skarë, në të vërtetë mund të shkaktojë formimin e substancave kancerogjene. Për të kufizuar rreziqet është mirë të ndiqni disa rregulla.

Rrit rrezikun e kancerit

Një nga metodat më të dëmshme të gatimit për mishin është pjekja në skarë: djegia e yndyrave shtazore në skarë, në fakt, krijon elementë kancerogjenë (hidrokarbure policiklike dhe në veçanti benzopren). Ndër të tjera, nuk duhet të harrojmë se konsumimi i tepërt i mishit të kuq tashmë rrit rrezikun e kancerit kolorektal, të stomakut, pankreasit dhe të prostatës. Për këtë, është mirë të mos hani shumë mish të kuq në përgjithësi, pavarësisht nga lloji i gatimit. Por duhet t’i kushtoni vëmendje mishit, të kuq dhe të bardhë, nëse e gatuani në skarë. “Disa studime kanë treguar se një dietë e pasur me mish të kuq dhe të përpunuar rrit rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe mishit të grirë, si të bardhë ashtu edhe të kuq, në temperatura të larta formojnë substanca shumë kancerogjene” konfirmon Alice Bender.

Rregullat për një barbeque të sigurt

Instituti Amerikan Kërkimor i Kancerit ka nxjerrë një sërë udhëzimesh me rregullat që duhen ndjekur për të kufizuar rreziqet që lidhen me përdorimin e skarës.

  1. Mos u kufizoni vetëm me mishin e kuq, por vendosni ushqime të tjera siç janë shpendët, peshqit dhe perimet, në mënyrë që të zvogëloni konsumin e ushqimeve më të dëmshme.
  2. Marinojeni mishin para gatimit: marinimi ndihmon për të zvogëluar rreziqet.
  3. Kalojeni mishin dhe perimet në një tel: është një truk i thjeshtë që ndihmon për të zvogëluar zonën e ekspozuar ndaj flakës, duke e bërë gatimin më të shëndetshme.
  4. Para dhe gjatë pjekjes bëjini mishin dhe perimet me erëza: ato përmbajnë antioksidantë, të cilat mund të kundërshtojnë veprimin negativ të radikaleve të lira.
  5. Mundohuni të kufizoni ekspozimin ndaj tymit të skarës.
  6. Pastroni mirë rrjetat për të eliminuar mbetjet që kanë tendencë të ngjiten dhe kanë përqendrimin më të lartë të kancerogjenëve.
  7. Reduktoni sa më shumë kohën e gatimit, duke shmangur zierjen e mishit.
  8. Zgjidhni qymyr druri nga drunjtë e fortë, të cilët digjen në temperatura më të ulëta.
  9. Hiqni yndyrën përpara gatimit.
  10. Kthejeni mishin shpesh: kjo është një procedurë që zvogëlon rreziqet.

Lexo edhe: Ushqimet e skarës janë të mira, por ja si e dëmtojnë shëndetin tonë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X