Po lëmë pas një vit jo fort të lehtë, duke pritur me shpresë Vitin e Ri, që të jetë më i mirë se ky që poshkon. 2021 ishte viti i dytë i një pandemie globale, injë jete me kufizime, me vështirësi në realizimin e ëndrrave, larg njerëzve të dashur, në pamundësi për tëtakuar shumë prej tyre e një sërë peripecish, të cilattashmë i kemi quajtur “normaliteti i ri“.
Edhe në komunitetin tonë virtual pernenat.al jemipërballur me vështirësi të natyrave të ndryshme, naështë dashur të përshtatemi me ndryshime, situatashpesh të pazakonta, por ajo që ka mbetur e njëjtë ështëlidhja jonë e fortë me ju.
Edhe në një vit të vështirë si ky që po lëmë pas, ju nakeni besuar shumë nga problemet tuaja, keni marrëshpesh zgjidhje dhe për ne ky është vlerësimi më imadh. Jemi munduar të vijmë pranë jush përmesndarjes së eksperiencave, përmes dhënies sëinformacionit me vlerë, për ta bërë jetën sado pak mëtë lehtë, por gjithmonë me shumë dashuri në këto muajtë vështirë.
Besimi i palëkundur që keni treguar ndaj nesh na e kashtuar përgjegjësinë që vërtetësia, qëllimi i mirë dhesaktësia në informacion të jenë të pacënueshme, edhepse kjo jo rrallë herë ka qenë e vështirë. Trajtimi itematikave shëndetësore, në një kohë kur shëndeti i tëgjithëve ka qenë nën një rrezik të shtuar, ka qenë diçkatepër delikate për ne. Të dyzuar mes dëshirës për tëdhënë informacion të vlefshëm e shqetësimit për tëmos përhapur frikë, shpresojmë që të kemi arriturmisionin tonë për ta bërë jetën më të lëhtë, për t’u bërëzëri juaj, për të qenë dera që mbetet gjithmonë e hapurpër çdo pyetje dhe përgjigje.
Duke shpresuar që 2022 të jetë një vit më i mbarë ngaaspekti shëndetësor, të kemi lajme të mira lidhur me pandeminë, ju urojmë Gëzuar, qofshim gjithmonëbashkë, pasi vetëm kështu mund të bëjmë gjëra tëbukura për të gjithë, siç dëshmuam në këto kohë tëvështira!
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?