Këto ditë të fundit të vitit shënojnë ndoshta temperatuarat më të ulëta të sezonit dhe kjo ka qenë shpesh temë diskutimi sa herë takoehmi me dikë “U bë vërtet ftohtë”, duket sikur është një nga fjalitë me të cilën e hapim bisedën.
Por ka një kategori që nuk i përjeton kështu këto ditë dimri. Bëhet fjalë për nënat në pritje, të cilat nga fakti se janë më të rënduara, peshojnë më shumë, mund të kenë pak vështirësi në lëvizje e frymëmarrje, ndiejnë më shumë të nxehtin se të ftohtin.
Në këtë kategori e gjen veten shumë mirë edhe këngëtarja Miriam Cani, në ditët e fundit të pritjes së saj të ëmbël. Ajo ka postuar një foto në instagram, ku duket e veshur hollë dhe ka dalë nga makina e mbishrkimi thotë “Është gjithmonë nxehtë kur je shtatzanë”.
Sa prej jush e gjejnë veten në këtë përshkrim?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu