Mini pizza

0 0

Perberesit ( per 25-30 cope)
Per brumin
– 140 ml uje
– 210 gr miell
– 15 gr maja
– 2 luge vaj ulliri
– 1 luge rigon
– 4 gr kripe
– 5 gr sheqer
Per mbushjen
– 80 gr pure domatesh
– 100 gr mocarela
– Pak rigon
Pergatitja
Hidhni ne nje tas miellin, kripen, sheqerin, majane, rigonin dhe i perzjeni me nje luge druri. Shtoni vajin e ullirit ne uje dhe pasi e keni perzjere mire, e hidhni ne tasin me perberjet e tjera. Perzjeni energjikisht derisa te formohet mase e bute dhe homogjene. Nese e shikoni te nevojshme shtoni edhe pak miell. E mbuloni me qese kuzhine dhe e lini te “pushoje” per te pakten 2 ore, brenda furres e cila duhet te jete e ngrohur pak dhe e fikur. Pasi masa ka arritur 2-fishin e volumit vendoseni mbi nje tavoline dhe hapeni ne forme pete me trashesi rreth 4 mm. Me ndihmen e nje forme biskotash formoni rrathe me diameter rreth 7 cm. I vendosni rrathet e brumit ne nje tepsi mbi te cilen eshte vendosur leter kuzhine e lyer me vaj dhe i lini te pushojne edhe 30′ te tjera. Pasi brumi e jete fryre e lyeni cdo “rreth” me salce domatesh dhe i vendosni siper copa mocarele. Pasi keni perfunduar se pergatituri te gjitha mini pizzat i vendosni te piqen ne 220 grade ne furren e nxehur me pare per rreth 5-6′. Pasi i keni nxjerre nga furra i hidhni rigon sipas deshires.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X