Mikroklizmat, sa shpesh duhet t’ja bejme femijes?

0 0

Duke qënë se konstipacioni (kapsllëku) tek fëmijët është një shqetësim shumë i përhapur mund të lindë nevoja e përdorimit të mikroklizmave. Para se t’ju udhëzojmë në lidhje me përdorimin e duhur të tyre, na duhet t’ju themi se bebet e porsalindura më shumë se probleme me defekimin, kanë probleme me përdorimin e muskujve të duhur të anusit në lidhje me defekimin. Prandaj, para se të veproni duhet të jeni të sigurta se ai është vërtet duke vuajtur nga një problem i tillë.
Kur mund të konsiderojmë se fëmija vuan nga konstipacioni (kapsllëku)?
Kur ai ka të paktën 4 ditë pa defekuar dhe në këtë rast duhet t’i bëni masazhe rrethore në bark. Nëse edhe pas kësaj ai nuk defekon mund të provoni ta stimuloni.
Cila është mënyra më e mirë për ta stimuluar?
Sonda e vogël
Si fillim mund të përdorni një “sondë” të vogël e cila është e ndryshme nga mikroklizma me glicerinë. Kjo mund të përdoret edhe gjatë muajve të parë të jetës. Aplikoni vaj ulliri sipër saj dhe më pas e vendosni në anusin e fëmijës duke e futur rreth 3 cm dhe e lëvizur shumë ngadalë në formë rrethore. Nuk duhet ta fusni më shumë se 3 cm në anus. Nëse zorra rektale është e mbushur me ajër dhe feçe do të zbrazet menjëherë, në të kundërt do të ndodhë pas rreth 5-10 minutash.
Mikroklizmat me glicerinë
Mjekët këshillojnë që zbrazja e zorrës të bëhet me stimulimin e mësipërm, kjo pasi glicerina mund të irritojë zorrën e fëmijës. Nëse përdoren për një kohë të gjatë ato do të jenë tepër agresive për mukozën e saj. Nëse do të zgjidhni ta përdorni duhet të dini se përdorimi i saj do të jetë i tillë:
• ½ e mikroklizmës për bebet deri në moshën 12 mujore;
• 1 mikroklizmë për ata deri në moshën 12 vjeçare.

Lexoni edhe: Kontipacioni (kapslleku) tek femijet, a mund te jene shkaktar ushqimet? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X