Edhe pak ditë e ndajnë moderatoren e njohur Arbana Osmani, nga momenti do të bëhet nënë për herë të dytë. Më herët është bërë e ditur se ajo dhe partneri Eduart Grishaj janë në pritje të një djali.
E teksa pret që të marrë në krahë bekimin e saj të dytë, Arbana shfrytëzon kohën për të komunikuar me ndjekësit në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar dje rubrikën ku fansat mund të bëjnë pyetje dhe ajo u ka kthyer përgjigje në Instastory.
E pyetur se cili është vendi më i bukur që ka vizituar, Arbana u përgjigj: “Masai Mara, mezi pres të rikthehem me fëmijët”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu