Mesazhi i fortë i Fatmës: Edhe nënat janë njerëz, jo robotë katalogësh

0 0

Epoka dixhitale në të cilën jetojmë, ku kryefjala e ditës është Instagrami, e ka bërë jetën në dukje më të bukur, por në thelb më të vështirë. Pa e kuptuar ne jemi futur në një rreth vicioz krahasimi, ku jeta e të tjerëve na duket më e bukur dhe më e kompletuar se e jona.

Dhe jo më kot!

Me një logjikë të thjeshtë duhet të kuptojmë se çdo njeri priret të nxjerrë anën e tij më të mirë, askush nuk do të ekspozojë problemet e vështirësitë. Por, kur gjendemi përballë morisë së fotove që shikojmë çdo ditë, e harrojmë këtë detaj dhe zhytemi në një botë krahasimesh, ku gjithmonë të tjerët kanë diçka më shumë se ne, apo bëjnë diçka më shumë se ne.

E pikërisht në këto ditë që jetojmë i kemi shumë të nevojshme mesazhet kuptimplotë që na kujtojnë vlerat e vërteta të jetës, përtej dukjes së ekranit.

Moderatorja dhe gazetarja Fatma Haxhialiu, njihet për origjinalitetin dhe transparencën që shfaq në rrjetet sociale dhe postimi i saj i fundit është kaq i bukur, kaq i vërtetë e kaq shpresëdhënës.

Ajo çmitizion perfeksionin që duhet të ketë figura e nënës, duke na kujtuar të gjithëve se së pari kjo është një ide abstrakte që nuk ekziston dhe së dyti fëmijët tanë kanë nevojë për nëna të qeta, të lumtura jo nëna që e vendosin veten nën presion për të qenë perfekte.

“Kjo është një foto ideale Instagrami, nga ato ku mund të tregoja sa nënë perfekte jam dhe sesi bëj gjithmonë gjërat e duhura për tim bir.

Por e vërteta është krejt ndryshe, unë jam shumë larg të qenit një NËNË PERFEKTE, unë përpiqem çdo ditë të mësoj e të bëj më të mirën time, por kurrsesi nuk jam perfekte dhe as e pretendoj…madje tani as nuk më vjen keq për këtë gjë!

Unë jam një mama prej mishi dhe prej gjaku, që kërkon të bëjë gjithmonë atë çka ndiej se është më e mira për tim bir, unë bëj gabime, pendohem, trishtohem edhe qaj kur ngre zërin, apo kur ndihem e lodhur një moment.

Qaj dhe mërzitem, sepse ndonjëherë më duket vetja shumë larg nënës së katalogeve dhe librave që lexoj, por pastaj kujtohem që JEMI NJERËZ, QË EDHE NE MAMATË JEMI NJERËZ DHE JO ROBOTË TË PROGRAMUAR KATALOGËSH!

Jam e bindur që edhe ti vuan shpesh duke menduar se nuk je NËNA IDEALE, POR KAM NJË LAJM TË MIRË PËR TY MAMASITA, ASNJË NUK ËSHTË!!!! ASNJË NUK ËSHTË PERFEKTE DHE TË GJITHA NDIHEMI KËSHTU HERË PAS HERE.

Dhe diku në një libër kam lexuar, se fakti që ndihesh keq kur të del situata nga kontrolli, apo se ndihesh në faj se s’po bën dot më shumë, të BËN NJË NËNË FANTASTIKE!

Ne jemi FANTASTIKE në mënyrat tona, secila prej NESH e di fort mirë se çfarë i duhet të voglit të vet për të qenë i lumtur.

NUK KA RECETA, AS FORMULA PËR PRINDËRIMIN PERFEKT, ndaj le ta shijojmë me mënyrën tonë, me gjithë vështirësitë që na dalin rrugës dhe duke e pranuar që për të qenë një NËNË FANTASTIKE, NUK DUHET TË JEMI PERFEKTE!

JU PËRQAFOJ SHUMË, PO BËJMË MË TË MIRËN TONË, PO BËJMË NJË PUNË TË JASHTËZAKONSHME, LE TË MOS E HARROJMË KËTË ❤”- shkruan Fatma duke inkurajuar të gjitha nënat.

View this post on Instagram

Kjo eshte nje foto ideale instagrami, nga ato ku mund te tregoja sa nene perfekte jam dhe sesi bej gjithmone gjerat e duhura per tim bir. Por e verteta eshte krejt ndryshe, une jam shume larg te qenurit nje NENE PERFEKTE, une perpiqem cdo dite te mesoj e te bej me te miren time, por kurrsesi nuk jam perfekte dhe as e pretendoj…madje tani as nuk me vjen keq per kete gje! Une jam nje mama prej mishi dhe prej gjaku, qe kerkon te bej gjithmone ate cka ndjej se eshte me e mira per tim bir, une bej gabime, pendohem, trishtohem edhe qaj kur ngre zerin, apo kur ndihem e lodhur nje moment. Qaj dhe merzitem, sepse ndonjehere me duket vetja shume larg nenes se katalogeve dhe librave qe lexoj, por pastaj kujtohem qe JEMI NJEREZ, QE EDHE NE MAMATE JEMI NJEREZ DHE JO ROBOTE TE PROGRAMUAR KATALOGESH! Jam e bindur qe edhe ti vuan shpesh duke menduar se nuk je NENA IDEALE, POR KAM NJE LAJM TE MIRE PER TY MAMASITA, ASNJE NUK ESHTE!!!! ASNJE NUK ESHTE PERFEKTE DHE TE GJITHA NDIHEMI KESHTU HERE PAS HERE. Dhe diku ne nje liber kam lexuar, se fakti qe ndihesh keq kur te del situata nga kontrolli, apo se ndihesh ne faj se spo ben dot me shume, te BEN NJE NENE FANTASTIKE! Ne jemi FANTASTIKE ne menyrat tone, secila prej NESH e di fort mire se cfare i duhet te voglit te vet per te qene i lumtur. NUK KA RECETA, AS FORMULA PER PRINDERIMIN PERFEKT, ndaj le ta shijojme me menyren tone, me gjithe veshtiresite qe na dalin rruges dhe duke e pranuar qe per te qene nje NENE FANTASTIKE, NUK DUHET TE JEMI PERFEKTE! JU PERQAFOJ SHUME, PO BEJME ME TE MIREN TONE, PO BEJME NJE PUNE TE JASHTEZAKONSHME, LE TE MOS E HARROJME KETE ❤.

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X