Mesazh për nënën që sapo ka mësuar se fëmija i saj është me nevoja të veçanta

0 0

I dashur prind i fëmijës së sapo diagnostikuar me nevoja të veçanta, ti je gati të fillosh një udhëtim të ri. Do ta dish se çfarë duhet të prisësh? Çfarë është e parashikueshme? Ta tregon personi që po e bën këtë udhëtim, ndoshta pak më shumë se ty, por duke mësuar çdo ditë.

Së pari pranoje. Sa më shpejt që ta pranosh, aq më shpejt do të kalosh në fazën e të mësuarit se si ta përballosh e trajtosh. Duhet të kuptosh që jeta jote mund të mos jetë kurrë më njësoj. Por gjithashtu do kuptosh se koha që kalon në mohim, zemërim dhe keqardhje për veten është kohë që i vidhet mundësisë për të kuptuar se si të bësh përpara. Pra, përjetji ndjenjat e tua, por edhe vazhdo tutje.

Por mos i ul pritshmëritë. Rruga jote mund të jetë krejtësisht ndryshe nga çfarë ke parashikuar. Fëmija yt mund të jetë krejtësisht ndryshe nga çfarë lexon në librat e shtatzanisë. Megjithatë duhet të dish se po të pranosh se fëmija yt nuk është në gjendje për disa gjëra, do t’i japësh mundësinë për të mësuar. Ushqeje përgëzoje fëmijën, në mënyrë që të tregojë aftësitë që ka.

Bëj diçka për vete. Ti ke shumë male për të ngjitur, dhe fëmija yt bashkë me ty. Nëse nuk bë pushim për të marrë frymë, rrezikon të digjesh, të bllokohesh. Dhe nuk e ke luksin të ndodhë kjo, sepse ti je spiranca e fëmijës tënd. Kujdesu për veten dhe mirëqenien tënde fizike e mendore. I detyrohesh vetes dhe fëmijës.

Ji fleksibël. Planet do të ndryshojnë teksa dhe jeta jote ndryshon. Ndoshta ke menduar se do të ishe nënë perfekte, do udhëtoje votën me fëmijën tënd, do shkëlqeje në karrierë. Të gjitha këto mund të realziohen, por edhe mund të mos nodhin. Ji e gatshme të ndryshosh rrugë sepse ke një qëllim shumë më të lartë për të përmbushur, të rrisësh këtë fëmijë.

Merr përgjegjësitë. Mjekët, terapistët, mësuesit do të jenë burime fantastike për ty. Por dije që ndërsa ata janë ekspertë në fushën e tyre, ju jeni ekspert për fëmijën tënd. Dhe kjo do të çojë në përplasje. Do të ndihesh sikur nuk të kanë dëgjuar. Mos u tërhiq, por përkundrazi bëhu gati për të luftuar betejën tënde.

Qesh, mbaje humorin dhe prano se jo të gjithë do të kuptojnë. Mëso të qeshësh vetë, me partnerin, me fëmijën, kjo do t’ju ndihmojë të gjithëve të kaloni kohërat më të vështira.

Fale veten. Do të bësh edhe gabime! Me gjithë qëllimet e mira, po u tërhoqe do të dëmtosh fëmijën tënd. Mos harro se faji mund të jetë shkatërrues dhe të rrëzojë. Në vend të kësaj, mëso nga gabimet dhe lëri pas.

Gjej miq të rinj. Tani që fëmija yt është ndryshe, jeta jote gjithashtu do të jetë ndryshe. Ti shpesh do të ndjesh se jetoni në një realitet alternativ me shumë më shumë rregulla dhe shumë më pak spontanitet. Gjatë atyre kohërave, një filxhan çaj apo edhe një telefonatë me atë mik që është në të njëjtën situatë me ty, do të bëjë të ndihesh më pak e izoluar.

Por gjithashtu mos harro se ti nuk je shumë ndryshe nga nëna që rrit një fëmijë në dukje tipik. Të gjitha luftojmë, të gjitha mësojmë, të gjitha ndjehemi të frikësuara dhe mbi të gjitha, të gjitha kemi dashuri për fëmijët tanë.

Dhe merre këtë këshillë nga dikush që ka qenë aty ku je ti tani:

Do ta shikosh jetën siç nuk e ke parë kurrë më parë.

Do të duash siç nuk ke dashur kurrë më parë.

Pse? Sepse ti më shumë nga të gjithë njerëzit do të përpiqesh ta bësh botënnjë vend më të mirë për fëmijën tënd. Prandaj kujdesu për veten!

Lexo edhe: Femijet me nevoja te vecanta, disa keshilla






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X