Mes lotësh këngëtari rrëfen sëmundjen e të birit “Jeta ime mori fund”

0 0

 

Michael Buble ka folur për betejën e djalit të tij me kancerin.

Gjatë një paraqitjeje në një episod të programit “Carpool Karaoke” të shtunën, këngëtari zhvilloi një bisedë me ngarkesë të lartë emocionale me James Corden për djalin e tij 5-vjeçar Noah, i cili u diagnostikua me kancer në mëlçi në moshën 3-vjeçare.

“Është kaq e vështirë që duhet ta pranosh, sepse është kaq e dhimbshme për të folur për të”, filloi Buble. “Kur morëm diagnozën, e gjithë jeta ime mori fund”.

Këngëtari ka 3 fëmijë, dy djem Noah dhe Elias dhe një vajzë që ka lindur në korrik. Ai tha se gjithë familja e madhe u zhvendos në Los Anxhelos për të qenë më afër Noah ndërsa ai iu nënshtrua trajtimit.

Buble u përlot gjatë intervistës, dhe pasi u përpoq të fshinte lotët e të mblidhte veten tha se ishte një betejë që duhej bërë çdo ditë. “Të gjithë u zhvendosëm për të jetuar në spitalin e fëmijëve në Los Anxheles dhe morëm mjekët më të mirë. Faleminderit Zotit dhe Jezu Krishtit”.

Me sinqertietin e një babai që përjeton dhimbje për fëmijën e tij, këngëtari tha se gjatë gjithë kësaj kohe është treguar i fortë për djalin, por tani që djali po bëhet mirë ai ka hequr dorë nga roli i të fortit dhe thotë “Nuk jam mirë” dhe ka nevojë për mbështetje, të cilën po e gjen te bashkëshortja.

Në fund të intervistës ai iu drejtua të gjithë teleshikuesve që përballen me këtë sëmundje dhe iu lut të tregohen të fortë e të pamposhtur deri në fund.

“Noah e do Spidermanin … dhe unë gjithmonë i them Spiderman është i mahnitshëm, por ai nuk është i vërtetë, ti je një superhero real, superheroi im i vërtetë”.

Lexo edhe: Kerkon nje dite pushim se ka djalin semure, shefi e pushon nga puna






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X