Merr vajzën nga çerdhja, i gjen 25 shenja kafshimi në trup / FOTO

0 0

Kur Alice Martin një mbremje mori vajzën për t’i bërë dush, u tmerrua teksa pa 25 shenja kafshimi në trupin e vogëlushes 15 muajshe. Nëna ka akuzuar edukatoret e çerdhes dhe po këkron përgjigje për abuzimin që është bërë me të bijën.

Sipas një postimi në Facebook të dielën, në të cilën Martin ndan fotografitë tronditëse të shenjave të kafshimit të vajzës së saj, të gjitha plagët ndodhën gjatë një dite në çerdhe. Ajo shtoi se askush nuk e telefonoi kur kjo gjë ndodhi madje as nuk i treguan për kafshimet kur shkoi të merrte vajzën.

“Ndihem e trishtuar dhe e inatosur njëkohësisht. Një prind gjithmonë do ta mbrojë fëmijën e tij dhe kjo gjë me mua nuk ndodhi. Unë e lashë fëmijën në duart e atyre që nuk u kujdesën për të”.

Martin thotë se ngjarja ka ndodhur dy muaj më parë dhe ende nuk ka pasur asnjë pasojë për çerdhen në fjalë.

“Fakti që nuk kanë ndërhyrë menjëherë tregon se ndoshta personi që ia ka shkaktuar ka qenë pak mënjanë me vajzën time. Megjithatë kaq shumë shenja duan kohë, të paktën disa minuta dhe përgjatë kësaj kohe vajza ime ka qenë në gjendje shumë të keqe.

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të Arizonës (ADHS) thotë se rasti është ende duke u shqyrtuar.

shenja kafshimi

Lexo edhe: Rrahin femijet ne cerdhe, denoncohen 5 edukatore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X