Menyrat me efektive per te ndaluar renien e flokeve pas lindjes se femijes

0 0

Gjatë shtatzanisë ndoshta jeni mësuar me idenë se flokët tuaja janë të shkëlqyeshme dhe plot jetë, por pas lindjes duket se nuk shkon kështu. Me ndryshimin hormonal, edhe flokët do të fillojnë të bien, sidomos pas muajit të 2-3. Kjo duhet të konsiderohet si një situatë normale, por që mund të trajtohet apo parandalohet.

Si të trajtojmë problemin?

  • Mos u stresoni. Ky nuk është një problem që do t’ju bëjë të mbeteni tullace. Qoftë edhe stresi më i vogël që kaloni ndikon në rënien e flokëve, prandaj nëse doni ta ndaloni duhet të jeni sa më e qetë.
  • Evitoni modelet e flokëve që e shtërngojnë rënjën. Evitoni mundësisht përdorimin e të gjitha llastikëve dhe kapseve në mënyrë që të mos shkaktoni presion në skalpin e kokës. Flokët e shtërnguara do të bien më shpejt.
  • Ushqehuni shëndetshëm. Jo vetëm flokët por edhe lëkura do t’ju falenderojë. Perimet dhe arrat janë shumë të mira pasi kanë tepër vitamina, flavnoide dhe antioksidantë, elementë që mbrojnë dhe forcojnë flokun.
  • Merrni vitamina shtesë. Mineralet janë gjithashtu të rëndësishme prandaj flisni me mjekun. Shumë e rëndësishme është edhe vitamina B komplekse, zinku, vitamina E, C dhe biotina. Ndikojnë edhe në daljen e flokëve të reja.
  • Mos përdorni kimikate në flokët tuaj. Përdorni shampo bimore dhe evitoni përdorimin e pjastrës, mashës apo tharëses.
  • Mos i dejtoni flokët as me furçë dhe tharrëse. I krihni vetëm ndërsa janë të lagur dhe më pas i lini të thahen në mënyrë natyrale.
  • I prisni flokët e shkurtër. Kjo do të ndikojë edhe në të qënit më rehat në lidhje me stilimin duke qënë se edhe kohën për t’u marrë me flokët pas lindjes e keni më të kufizuar.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X