Mënyra si i flisni fëmijës ka shumë rëndësi që ai t’ju bindet!

0 0

Siguria e fëmijëve, sidomos në ambientet jashtë shtëpisë, ku rreziku rritet, është shumë e rëndësishme. Kështu, mbrojtja e një fëmije nga makinat në rrugë, duhet të jetë patjetër prioriteti i një prindi, gjyshi, të afërmi apo kujdestari që kujdeset për fëmijën në një moment të caktuar kur rreziku mund të jetë i pranishëm.

Megjithatë, edhe në të tilla raste kur prioritet është siguria e fëmijës, mënyra sesi i flisni, si i drejtoheni dhe sa ndikim ka komunikimi, kanë një rëndësi të madhe.

Teksa shihja një djalë rreth 5- vjeçar me biçikletë të shoqëruar nga gjyshi i tij, mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte një vlerësim për faktin që ky fëmijë po kalonte kohë jashtë, duke kryer aktivitet fizik me biçikletë dhe gjithashtu duke kaluar kohë me figurën e rëndësishme siç është gjyshi.

Por, vogëlushi, ndoshta edhe për shkak të moshës, nuk e kuptonte që me biçikletë nuk mund të ecte as në trotuar as në rrugën e makinave, por në korsinë e caktuar për biçikletat. Pasi gjyshi ia tha në mënyrë urdhërore se ku duhej të kalonte, djaloshi nuk u bind.

Në atë moment, reagimi i gjyshit ishte i tillë: “Nuk do bëj unë çfarë thua ti, do bësh ti çfarë them unë, prandaj do kalosh te korsia e biçikletave”. Djaloshi jo vetëm që nuk po bindej, por këmbëngulte në të njëjtin vend, pa lëvizur fare. Dukej sikur diçka nuk i pëlqente në komunikimin me gjyshin, i cili vazhdonte t’i thoshte “more vesh, ti do bësh çfarë them unë, jo unë çfarë thua ti”. Dhe sa më shumë gjyshi tentonte ta bindte në këtë mënyrë, aq më shumë rebelohej vogëlushi.

Pas pak, u afrua një zonjë që mund të ishte e ëma e vogëlushit dhe kur kuptoi ç’po ndodhte iu afrua djalit dhe i shpjegoi gjithë arsyet përse nuk mund të ecte në rrugë me biçikletë sepse ishte e rrezikshme dhe mund ta shtypte makina.

Dalëngadalë, i hutuar pas fjalëve të zonjës, djali shkoi në korsinë e duhur duke më bërë edhe njëherë të mendoj se sa ndikim ka mënyra si e themi të njëjtin mesazh.

Lexo edhe: 7 strategji se si ta bëni fëmijën t’ju dëgjojë pa bërtitur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X