Menyra e ofrimit te ushqimeve te reja tek femijet

0 0

1. Kur foshnja arrin moshën 6 muajsh duhet të filloni t’i jepni ushqime plotësuese (si për shembull një qull të trashë drithërash) bashkë me ushqyerjen me gji.
2. Jepini fëmijës ushqime të pasura me drithëra, fruta, perime, bulmet dhe mish duke ju përmbajtur skemës së prezantimit të ushqimeve në kohën e duhur.
3. Ushqimet që i jepni fëmijës duhet të kenë në fillim përmbajtje të hollë (në gjëndje të lëngët) dhe më pas, me kalimin e kohës, të kenë përmbajtje të trashë sa të qëndrojnë në lugë dhe mos të derdhen.
4. Gjatë përgatitjes së qullit apo muhalebisë duhet të kemi parasysh se:
• Patatet, orizi, makaronat, miellrat e drithërave dhe të gjitha perimet e tjera janë të pasura me energji. Ato mund të zihen dhe shtypen derisa të marrin formën e puresë që të jenë të buta dhe të lehta për t’u gëlltitur.
5. Kur përgatisni një supë ose pure:
• Hidhni një përzierje copash të forta perimesh në supë, ose zieni fasule, zarzavate, mish dhe ushqimin/drithin kryesor që do të përdorni. Shtypini ato derisa të krijohet një pure me trashësinë e dëshiruar dhe më pas ja ofroni fëmijës.
• Shtoni energji, ose ushqime të pasura me lëndë ushqyese tek qulli, supa, pureja për ta pasuruar atë. Kjo është veçanërisht me rëndësi nëse supa është e hollë, tek ajo duhen shtuar fasule, bishtajore, zarzavate dhe ushqime të tjera.
• Mund të zëvendësoni një pjesë të ujit që përdorni për zierje me qumësht.
• Shtoni një lugë me qumësht formule apo gjiri në supën e fëmijës, gjithmonë nëse keni dëshirë (jo qumësht lope, qumështi lopës duhet përdorur pas muajit të 12- të tek fëmijët).
• Shtoni një lugë të vogël vaj ulliri në purenë e perimeve që keni përgatitur për fëmijën tuaj. Shtimi i yndyrnave tek ushqimet e bën purenë më të butë dhe më të lehtë për t’u ngrënë nga fëmija.
6. Në moshën 8 muajshe, stomaku mund të mbajë rreth 200 ml (një gotë uji, ose një tas mesatar) në një vakt. Ushqimet dhe lëngjet e mbushin atë shpejt.
7. Ushqimet shtazore (mishi i shpendëve, peshku) janë shumë të mirë për fëmijët që t’i ndihmojnë ata të rriten të shëndetshëm dhe të jenë aktivë. Këto ushqime përmbajnë hekur, i cili është një element shumë i rëndësishëm pasi parandalon aneminë.
8. Fasulet, bizelet, qiqrat, thjerrëzat dhe farat si susami, lule dielli, kungulli, arrat, bajamet mund t’i shtohen ushqimeve të fëmijës pas muajit të gjashtë.
9. Çdo ushqim mund t’i jepet fëmijës nga muaji i 6-të dhe në vazhdim vetëm nëse është i shtypur mirë, pasi fëmijët nuk kanë nevojë për dhëmbë që të konsumojnë ushqime si mishi, veza, dhe perimet me gjethe jeshile.
10. Lëngjet janë të nevojshme dhe shërbejnë edhe kur fëmija ka temperaturë, diarre, ose të vjella. Uji është i lëngu më i mirë për të shuar etjen. Gjithashtu mund të përdoren shumëllojshmëri lëngje frutash të freskët të përgatitur në shtëpi pa i shtuar sheqer.
11. Mos i jepni femijës lëngje të konservuara dhe jo natyrale, të cilat nuk kanë vlerë ushqimore dhe i presin oreksin.
12. Fëmija pas 12 muajsh, mund të konsumojë ushqime si pjesëtarët e tjerë të familje.
13. Përdorni vetëm kripën e jodizuar gjatë përgatitjes së ushqimeve, e cila parandalon zhvillimin e vonuar mendor të fëmijës dhe prapambetjen e të nxënit në shkollë. Për të qenë të sigurt nëse kripa është e jodizuar, lexoni përmbajtjen e etiketës (nëse shkruhet kripë e jodizuar, datën e skadencës etj). Kripa duhet t’i shtohet ushqimeve të fëmijës vetëm pas muajit të 12-të të jetës dhe në sasi shumë të vogël.
14. Një fëmijë nuk e ka të nevojshme të konsumojë më shumë kripë se zakonisht për të marrë jodin. Mjafton vetëm 1 lugë kafeje në ditë.

Lexoni edhe: Lengjet e frutave, kur mund t’i pije nje femije

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X