Mendoi se ishte shtatzanë, zbulon se ka kancer

0 0

Nga gëzimi në dëshpërim: histori absurde

Nga parajsa në ferr, e gjitha në një çast. Kjo është ajo që ndodhi me një vajzë të re 23-vjeçare, e cila besonte se ishte shtatzënë dhe në vend të kësaj zbuloi se kishte kancer. Është tregimi dramatik i Grace Baker-Padden, e cila pas katër testeve të shtatzënisë dhe konfirmimit të mjekut të familjes, mendoi se do të bëhej nënë. Dhe përkundrazi, realiteti ishte shumë ndryshe.

Historia

Grace dhe i dashuri i saj Joe Cowling, 28 vjeç, donin të zgjeronin familjen. Kur mësuan se gruaja e re ishte në pritje të një foshnje, ata me entuziazëm u treguan familjeve për të, duke filluar të bënin plane dhe të fantazonin për emrat. Pas disa javësh, vajza filloi të përjetojë simptomat klasike të shtatzënisë: të përziera, të vjella, lodhje. Me kalimin e kohës, ajo gjithashtu vuri re që stomaku po fillonte të rritej, por gjithnjë e shoqëronte atë me vazhdimin e shtatzanisë.

Me të mbërritur në javën e dhjetë, vajza u bë e vetëdijshme për humbjen e gjakut që e bëri atë të frikësohej më keq. Në fakt, Grace kishte bindur veten se ajo kishte një abort, për këtë arsye menjëherë shkoi në spital për kontroll. Pasi mbërriti në spitalin e Durhamit të Veriut me partnerin e saj Joe, mjekët e diagnostikuan atë me një shtatzëni molare, e njohur edhe si një molë trofoblastike gestacionale.

Çfarë është shtatzënia molare

Me anë të shtatëzanisë molare nënkuptohet një gestacion jonormal me të cilin veza e fekonduar jo-jetike implikon veten në mitër, duke i dhënë kështu një shtatëzani jo normale që zakonisht nuk arrin të shkojë në fund.

Nga ai moment dhe për gjashtë muajt e ardhshëm, Grace mori ilaçe kimioterapeutike të kancerit, të cilat përmirësuan shumë gjendjen e gruas së re, e cila tani është mirë. Grace dhe Joe, tani, kanë thënë se kanë rezervuar një pushim për t’u larguar nga gjithçka dhe të gjithë, pas periudhës së vështirë. Në të ardhmen ata shpresojnë të bëhen prindër, edhe pse mjekët e kanë këshilluar çiftin të mos provojnë të paktën për një vit.

Lexo edhe: Qeni zbulon kancerin tek pronarja e tij para vetë mjekut-si është kjo e mundur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X