Tani jemi prindër, nuk jemi më adoleshentë. Ato vite kanë kohë që kanë kaluar, e megjithatë jo të gjithë i kemi në kujtesë mendimet e një adoleshenti.
Cilat janë mendimet dhe veprimet e një fëmije adoleshent?
- Mendoni se adoleshentët i shqetëson diçka tjetër përveç veshjeve, mësimeve, të shkuarit në kinema, të biseduarit me shoqen/ shokun më të mirë?
- Adoleshentët nuk mund të bisedojnë me ju në lidhje me muzikën, modën dhe gjithçka tjetër që ju mendoni se mund të zhvilloninj bisedë. Gjatë ose në fund të saj ka shumë mundësi që ju të mos jeni aspak në “modë”.
- Dhoma e një adoleshenti mund të jetë e mbushur me fotografi këngëtarësh së muzikës rock, aktorësh, si edhe trailerash nga filmat më të fundit.
- Mendojnë se dinë gjithç Rrallëherë janë ata që gabojnë, ndërsa ju gjithmonë!
- Ata dinë të reflektojnë gëzimin e tyre. Dhe nëse ka diçka që i gëzon shpesh nuk marrin aprovimin e dikujt për ta bërë ose jo/
- Janë shumë pak të organizuar. Është e vështirë të gjesh një 18-vjeçar/e të organizuar, apo që di të mbajë përgjegjësitë, të cilat sipas tyre ju takojnë juve.
- Kanë shumë pak dëshirë të lexojnë. Ata parapëlqejnë të përdorin më tepër rrjetet sociale.
- Kanë nevojë për ndihmë. Edhe pse në shumë moment këtë e fshehin, ata mund të kenë vështirësi edhe në gjetjen e veshjeve të tyre brenda një dhomë të sapo sistemuar.
- Nuk parapëlqejnë gjërat që zgjatin shumë. Përfshirë këtu lojërat, bisedat, takimet me vajzat etj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu