Mëmësia është të duash të heqësh dorë, e në atë moment të gjesh forcën të ringrihesh më e fortë

0 0

“Disa ditë dhe netë ende ndihesh kaq bosh. Sikur ajo që unë ke qenë më parë nuk ekziston. Jeta që ke pasur është zhdukur. Dhe gjithçka që formonte dikur identitetin tënd ka ndryshuar plotësisht.

Ti zbulon se kush janë miqtë e tu të vërtetë. Ata shfaqen, edhe pse jo gjithmonë.⁠

Marrëdhënia juaj është vënë në provë më shumë se kurrë, pasi secili merr role të reja. Por ju prapë zgjidhni njëri-tjetrin në fund të çdo dite.⁠

Trupi yt i ri është ende duke u shëruar dhe ende ndihet paksa i huaj. Por, mënyra sesi ky trup mbajti për nëntë muaj foshnjën tënde, si u përshatt për ta rritur, të bën ta respektosh më shumë se sa ta kritikosh.⁠

Dhe identiteti yt i ri është nganjëherë titulli më fuqizues, dhe nganjëherë ai me të cilin nuk do të identifikohesh.

Unë e bëra këtë fotografi dje në mëngjes. Pas një nate të vështirë që kisha kaluar dhe në mes të një mëngjesi të ashpër. Isha në pikën time të thyerjes, duke qarë ndërsa po ushqeja me gji fëmijën dhe i dërgoja mesazh bashkëshortit duke I thënë nuk mund ta bëj këtë, sepse në atë moment vërtet nuk doja.⁠

Megjithatë, pashë këtë fotografi pasi e bëra dhe lexova “Mami” të shkruar në bluzën time. Atëherë mu kujtua që jo vetëm mund ta bëj, por unë po e bëj dhe jam e vetmja që mund ta bëj më së miri për fmëijën tim. Dhe do të vazhdoj ta bëj.

Kjo i jep forcë një nëne dhe pikërisht në momentin kur është gati të heq dorë, nuk e bën dhe ngrihet me më shumë forcë se më parë.⁠

Zbrazëtia, provat, humbjet dhe ndryshimet, të gjitha përbëjnë një identitet të ri të fortë, të pamëshirshëm dhe të fuqishëm: Nënë!”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X