Medikamentet qe duhet te mbani ne shtepi

0 0

Në kohën e sotme kur farmacitë janë të shumta dhe mund ta keni një edhe pranë shtëpisë, duket e kotë të mbani në shtëpi një dollap të vogël vetëm për ilaçet që mund t`ju duhen në urgjencat e ndryshme. Por ky zakon, megjithëse sot nuk duket shumë i nevojshem, mund t`ju vlejë ende për urgjenca të vogla për familjen tuaj, sidomos nëse keni fëmijë të cilët mund të kenë nevojë për t’u trajtuar me një medikament të caktuar në çdo moment.

Por, kujdes! Kjo nuk do të thotë që çdo situatë mund të trajtohet në shtëpi dhe nuk ka nevojë për t’u parë nga mjeku. Ju mund të trajtoni në shtëpi situata emergjente në një moment të caktuar që nuk mund të shkoni tek mjeku si për shembull në orët e vona të natës.

Ju duhet të keni parasysh se duhet të ndërhyni me një medikament të caktuar vetëm në situata të cilat nuk kanë tendencë për të shfaqur ndonjë komplikacion, por duke pasur parasysh se në momentin e parë që do të vëreni që dicka po përkeqësohet duhet t’i drejtoheni mjekut.

Ndihma e Shpejtë shtëpiake, çfarë duhet të përmbajë kutia?

– Garza sterile, bende llastiku, ankerplaste, leukoplaste të madhësive të ndryshme, dizinfektant, jod, alkool, pambuk hidrofil;
– Shiringa sterile me një përdorim, që do t’i përdorni për t’i dhënë fëmijës një medikament të caktuar për shembull shurupin e temperaturës, për t’i hedhur fiziologjikun në hundë, dhe për situata të tjera si këto. Nuk duhet të kryeni injeksione në shtëpi!
– Termometër me zhivë;
– Borsa për ujë të ngrohtë e të ftohtë;
– Shurup për kollën zbutës sekrecionesh (mukolitik) apo qetësues për kollën e thatë;
– Pomadë kundër ndrydhjeve dhe traumave muskulare;
– Solucione me pika për dhimbje të papritura të dhëmbëve;
– Pomadë antihistaminike (kundër alergjisë) për pickime insektesh, apo njollave në lëkurë me origjinë alergjike;
– Ilaçe kundër temperaturës dhe dhimbjeve të kokës, dhëmbëve, paracetamol, ibuprofen, në formë shurupi apo suposte të posaçme për fëmijë;
– Solucionin Enterogermina për diarre dhe Tresol për të vjellat (megjithatë duhet të kontaktoni mjekun për të marrë mendimin e tij lidhur me përdorimin e tyre ose jo në lidhje me një situatë të caktuar);
– Soluion fiziologjik për pastrimin e sekrecioneve të hundës.

Kujdes!

– Dollapi/sirtari duhet të vendoset në një vend të freskët, të thatë, të mbrojtur nga drita e diellit apo nxehtësitë dhe mbi të gjitha i paarritshëm nga fëmijët;
– Shishet e hapura, shurupet me tapën e pambyllur mirë, janë burime për ndotjen nga bakteriet, prandaj duhen ruajtur si duhet;
– Kontrolloni gjithmonë datën se kur këto ilaçe skadojnë dhe në rast se kanë kaluar afatin e përdorimit i mbështillni mirë dhe i hidhini në plehra, në vende ku nuk mund të arrihen nga fëmijët.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X