Gazetarja Sonila Meço është nënë e një vogëlusheje të quajtur Amaris, me të cilën poston shpesh foto.
E ndërsa vajza ka nisur pak javë më parë shkollën, fundjavat janë koha kur ajo dëshiron të argëtohet.
Mirëpo sot Amaris ka shkuar tek puna e nënës dhe babait të saj për vizitë.
Sonila ka publikuar një foto të vajzës teksa ajo është ulur në tryezën e saj të punës.
Krahas fotos moderatorja ka shkruar: “Kur për fundjavë nuk do shëtitje, por të bësh kontroll të plotë në zyrën e prindërve: Ta kem të qartë se ku jeni ju, kur me thoni për 5 minuta vijmë”. Pra vogëlushja ka zgjedhur të kontrollojë punën e prindërve të saj. ‘Si prindërit si vajza’, ka shtuar Sonila duke treguar se Amaris iu ngjan shumë atyre.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu