Sipas të dhënave më të fundit, rreth 15 milionë foshnja të parakohshme në mbarë botën lindin çdo vit, pra lindin para javës së 37-të të shtatzënisë. Por, tani me situatën e Covid-19, përqindjet janë rritur.
Më shumë foshnja të parakohshme gjatë pandemisë
Përqindja e foshnjave të parakohshme, në fakt, është rritur me pandeminë, duke arritur në 11.2% te fëmijët e lindur nga gratë e infektuara me Sars-Cov-2. Foshnjat e lindura para kohe janë më të brishta, mund të kenë probleme të frymëmarrjes, neurologjike dhe të zemrës. Është e rëndësishme të mbrohen foshnjat e parakohshme, duke siguruar kujdesin e veçantë që u nevojitet në mënyrë që rritja e tyre psikofizike të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme dhe të rregullt.
Kujdesi neonatal për të gjithë
Për të plotësuar nevojat e veçanta të foshnjave të lindura para kohe, u krijua projekti i Standardeve Evropiane të Kujdesit për Shëndetin e të Porsalindurve, i krijuar nga Fondacioni Evropian për Kujdesin e Foshnjave të Porsalindur. U trajtuan tema të ndryshme: nga praktikat e sigurisë dhe higjienës së të porsalindurve te procedurat e kujdesit, nga lindja dhe transferimi i foshnjës te kujdesi pasues dhe pas daljes nga spitali, te kujdesi mjekësor dhe praktika klinike, te dizenjimi i kujdesit intensiv neonatal, te ushqyerja.
Projekti përfaqëson, së bashku me standardet organizative për kujdesin perinatal, një bazë solide dhe një udhëzues për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm për nënat dhe foshnjat.
Kontakti me lëkurë si dhe futja në dhomë, sjell përfitime të panumërta për foshnjat dhe prindërit e tyre, shumë më të mëdha se problemet që mund të lindin nga koronavirusi.
Kujdesi për foshnjat e parakohshme në shtëpi
Kujdesi i ofruar për foshnjat premature vazhdon edhe pas daljes nga spitali, nëpërmjet shërbimeve dhe programeve përcjellëse, të nevojshme për identifikimin e hershëm të anomalive zhvillimore dhe zbatimin e ndërhyrjeve të hershme të individualizuara, për të përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Foshnjat e lindura para kohe janë më të shumta sot jo vetëm për shkak të Covid-it. Shkaktarë të tjerë janë mosha e shtyrë e nënës, e cila i ekspozon ato ndaj komplikimeve si diabeti, hipertensioni dhe gestoza që mund të nxisin lindjen e parakohshme dhe përdorimin e riprodhimit të asistuar, veçanërisht në rastin e shtatzënive me binjakë.
Lexo edhe: Foshnjat prematurë 100 herë më të rrezikuar nga bakteret e infeksionet
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.