Më mungon bashkëshorti im!

0 0

 

Më mungon burri im.

Duket e pabesueshme që unë e them këtë, sepse ne e kalojmë pjesën më të madhe të kohës bashkë, e megjithatë ai më mungon.

Më mungon edhe kur lëvizim nga kuzhina në dhomën e gjumit, kur shkojmë në udhëtime apo kur dalim për të bërë pazar.

Më mungon vallëzimi ynë i parë si të dashuruar e tashmë vallëzojmë me fëmijët tanë nëpër këmbë.

Me mungon ai.

Më mungojnë takimet tona të para, mënyra si më shikonte si diçka delikate e të brishtë që duhej trajtuar me kujdes. Ishte hera e parë që e shihja veten të trajtohesha me aq delikatesë.

Më mungojnë darkat në restorante me një ndriçim të zbehtë qirinjsh, kur na dukej se universi ishte zvogëluar në hapësirën mes nesh, kur bënim plane për të ardhmen.

Po sot?

Sot, ai i sheh fëmijët tanë.

Sot ne shtrihemi në një shtrat, me një fëmijë apo dy të ngatërruar mes nesh, dhe tani na duket sikur universi është zgjeruar dhe përshtatet që të gjashtë ne të jemi mirë dhe rehat.

Sot, ne nuk planifikojmë për të ardhmen, jo se nuk kemi dëshirë, por sepse e duam kaq shumë të tashmen tonë.

Pra, po, më mungon burri im, njësoj si më mungon vetja ime kur isha më e re, ose trupi im para se të bëhesha me fëmijë.

Më mungon djali me të cilin u martova, por kjo që kam tani është edhe më e mirë.

Lexo edhe: Nena leter per bashkeshortin pasi lindi femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X