Me mire i abortuar, apo i braktisur ne rruge?

0 0

Nisur nga ngjarjet e fundit që kemi dëgjuar në emisione të ndryshme televizive, në mendje më vjen natyrshëm pyetja: “Do të ishte më mirë të ishte abortuar ai fëmijë në vend që të braktisej në mes të rrugës dhe në mes të natës për t’u gjetur rastësisht nga tre zonja kalimtare të çastit”? Po sikur ai fëmijë të ishte bërë ushqim për kafshët endacake, me të cilat na rastis të përballemi shpesh gjatë orëve të vona të natës nëse dalim nëpër rrugët e qytetit? Cfarë e detyroi atë nënë mizore të mos i drejtohej një institucioni për të lënë fëmijën e saj, i cili edhe pse fatkeq që në lindje do të ishte të paktën në duar të sigurta?

“Ne kaluam atje rastësisht dhe dëgjuam fëmijën të qante. Duke marrë parasysh zërin që ishte disi i ngjirur mund të themi se mund të kishte rreth 30 minuta duke qarë. E morrëm në krah dhe lajmëruam policinë. Në vendgjarje kanë ardhur forcat e rendit, të cilët na dhanë ndihmën e parë. Vajza tani quhet Xhoana, ja vendosi emrin një vazjë  forcave të rendit, e cila e morri për pak çaste në krah për t’i dhënë pak dashuri, edhe pse vogëlushja nuk kërkonte dashurinë tonë në ato momente. Ajo i vendosi emrin e saj, edhe ajo nuk kishte shumë kohë që ishte bërë nënë”! Shprehet zonja që e ka gjetur fëmijën bashkë me vajzat e saj.

Me mllef dhe keqardhje të madhe në shpirt nuk gjej dot forcën të mendoj se cfarë mund ta shtyjë një nënë të bëjë diçka të tillë. Unë e pashë atë fëmijë, ishte një vajzë e vogël e cila lëvizte kokën sa andej këndej, lëvizte kokën sikur kërkonte dhe shpresonte që nëna e saj të vinte pranë! Cdo i porsalindur ka nevojë për këtë! Kjo është gjëja më minimale që një nënë mund të bëjë për të, dhe unë sot si nënë, si grua, si qënie njerëzore nuk mund të hesht para një veprimi çnjerrëzor, para një veprimi që një nënë nuk duhet ta bëjë kurrë, që një nënë nuk mund ta bëjë kurrë!

Nuk e di nëse është më mirë që një grua në momentin që mëson se është shtatëzanë dhe nuk e dëshiron këtë fëmijë, duhet të abortojë apo ta lindë dhe më pas ta braktisë në rrugë? Është e tmerrshme të mendosh që në këtë kohë që jetojmë dhe informacionet mbi planifikimin familjar dhe metodat mbrojtëse janë të shumta, mund të tolerohet abori dhe aq më keq brakstisja e fëmijës!

Sot dua të bëj një thirrje për ju gra:

Merrni masa mbrojtëse, të cilat janë të shumëllojshme, mbroni veten tuaj nga një shtatëzani e padëshiruar. Mbroni veten tuaj nga një eksperiencë aborti, dhe mbi të gjitha mos braktisni një fëmijë, dhe mbi të gjitha mos e braktisni atë në rrugë! E dini se në momentin që ju jeni duke urryer dhe refuzuar fëmijën tuaj që e keni ushqyer me gjak për 9-të muaj, një nënë, apo më mirë të themi mijëra nëna nëpër botë urrejnë veten e tyre, urrejnë fatin e tyre sepse nuk munden të sjellin në jetë një fëmijë?

Janë ëngjëj, dhe sot si nënë jam lënduar nga pamjet e një fëmije të braktisur e cila ka shumë nevojë për nënën, ka nevojë për ty!

Edhe unë, ashtu si zonjat që e kishin gjetur këtë fëmijë dhe i kishin shpëtuar jetën, të lutem shko mere vajzën tënde. Nuk ke mundësi ta mbash? Shko takoje njëherë në javë ndërsa ajo jeton dhe rritet në jetimoren e qytetit. Mos ja moho prezencën tënde. Të gjitha jemi nëna dhe nuk po i rritim fëmijët me ushqimet dhe bebelinat më të shtrenjta që ekzistojnë në treg. Por e di çfarë? Në lumturinë e fëmijës nuk e bëjnë diferencën market e produkteve të përdorura, e bën diferencën dashuria prindërore!

Mëkat që disa njerëz janë prindër, ndërkohë që të tjerë kalojnë vitet e tyre më të bukura nëpër klinika fertilizimi me shpresën që një ditë të zgjohen nga e qara e një fëmije në orën 02:00 të mëngjesit!

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X