Me mire hesht nese ske dicka me te mire per te thene

0 0

Mirmengjes nena dhe adm,

Po ju shkruaj jo per t’ju shprehur ndonje shqetesim qe kam ne lidhje me femijen tim, por per shkak te nje fakti qe me ka prekur jashtezakonisht shume. Para disa ditesh postuat mesazhin e nje nene qe kerkonte ndihme per femijen e saj 2 muajsh te cilin po e rriste pa asnje ndihme per shkak se burri e kishte lene dhe nuk kujdesej me as per femijen dhe as per ate. Komentet ishin nga me te ndryshmet dhe ne me te shumtat nenes nuk i jepnin asnje ndihme. Une vendosa ta ndihmoja, shkrova ne koment dhe ajo me shkroi ne mesazh. Sinqerisht jam prekur shume! Ajo ishte vertet nje nene ne nevoje e cila ishte prekur me shume nga menyra si i kishin folur nenat ne komente. Si mund te punoje nje nene e vetme me nje femije 2 muajsh? Nejse une i dhurova disa gjera dhe do ti dhuroj serish, por dua tju them se para se te shkruani dicka per dike mendoni sikur te ishit ne te njejten situate. Ajo ishte nje nene pa asnje mundesi ekonomike dhe me nje femije shume te semure qe ende i dukeshin shenjat e serumeve qe i kisin vene ne koke! Tregohuni me humane te pakten ne fjale sepse jemi te gjitha nena dhe dicka e tille mund ti ndodhe cdonjeres nga ne.

Ju falenderoj dhe me falni qe u zgjata kaq shume!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X