Festa e Halloween-it duket se po festohet edhe nga shoqëria shqiptare. E njohur si dita që shënon fundin e vitit të Keltëve, e cila besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që nuk janë më në jetë do të rikthehen dhe do të zënë vend në trupin e një personi të gjallë, justifikon edhe veshjen me kostume të frikshme si edhe krijimin e një makiazhi të tillë në fytyrën e të rinjve dhe fëmijëve kudo në botë. Kjo shpjegon edhe faktin që të gjitha familjet ofrojnë ëmbëlsira dhe karamele për “vizitorët e botës tjetër”, në mënyrë që shpirti i tyre të gjejë qetësi. Megjithatë në lidhje me këtë festë ekzistojnë edhe shumë legjenda të tjera.
Duke qënë se kjo festë po merr përhapje të gjerë edhe në vendin tonë, e cila sigurisht që nuk është një festë që argëton vetëm të rriturit por edhe fëmijët, kemi menduar që argëtimin ta shtrijmë në rangun e një konkursi të titulluar “Më i bukuri i Halloween-it”.
Ju ftojmë të ngarkoni fotografinë e fëmijës tuaj dhe fotoja e përzgjedhur do të përfitoj një dhuratë simbol të kësaj feste.
Afati i fundit të pranimit të fotove është deri ne mbremjen e datës 2 Nëntor.
Linku i ngarkimit te fotove: (klikoni)
https://www.pernenat.al/me-i-bukuri-halloween-it/
Ju mirëpresim!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu