Më frikëson ideja e të pasurit fëmijë, po sikur të bëj një fëmijë të tmerrshëm?

0 0

Prindërit shpesh dëshirojnë të jenë qenë më të vetëdijshëm për ndikimin e madh që ka ardhja në jetë e një fëmije, por rrallëkush pendohet që ka lindur, thotë Mariella Frostrupi.

Dilema: “Jam e tmerruar nga ideja e të pasurit fëmijë. Jo lindja, por mendimi për të rritur potencialisht fëmijë të tmerrshëm”.

Kohët e fundit kam hyrë në fund të të 20-ave dhe jam martuar me burrin tim më të madh, të bukur, për më shumë se një vit. Kur u takuam për herë të parë, ëndërruam për familjen tonë të ardhshme, por kuptoj se sa më shumë kohë kalon, aq më mirë ndihem me jetën time, megjithëse egoiste.

Ai, nga ana tjetër, mezi pret të bëhet baba. Megjithatë, gjithçka për të cilën kam lexuar dhe dëgjuar, gjatë gjithë ditës, çdo ditë, është sa e tmerrshme është e vështirë të bëhesh prind. Dhe se si një grua humb jo vetëm identitetin e saj, por trupin, shpirtin dhe pastaj edhe intimitetin e partnerit të saj.

Po sikur të lind një fëmijë të tmerrshëm ,a do të më marrë lumturinë e jetës që kam tani? Mos më keqkuptoni, unë jam një njeri i dashur dhe po të kisha fëmijë, ai do të vinte i pari për mua, por më duket kosto shumë e lartë për diçka që mund të jetë kaq e tmerrshme.

Përgjigjja e Mariellës:  Ju keni një farë të drejte. Jeni duke shijuar fazat e para të martesës dhe natyrshëm lind pyetja, pse t’i shton idiçka tjetër lumturisë suaj, pse të ketë diçka mes jush?

Prindërimi vërtet të ndryshon gjithë jetën dhe ndoshtanë moshën që jeni ju, këto ndryshime mund të jenë të padëshirueshme.

Të kesh fëmijë nuk është një pasaportë për lumturinë e përhershme, as një biletë vetëm vajtje për në ferr. Ashtë një aftësi biologjike me të cilën lindin shumica e grave dhe për një pakicë të grave në botë sot është një zgjedhje e privilegjuar. A nuk jeni me fat që është një temë në të cilën mund të ndaleni, të diskutoni me burrin tuaj dhe të merrni një vendim në lidhje me atë që është plotësisht subjektive dhe ju takon vetem juve?

Zemra është një mister – të duash fëmijën tënd rrallë është zgjedhje

Këdo të pyesni që ka lindur fëmijë, rrallë do të gjeni njerëz që janë penduar për këtë ndryshim të jetës së tyre. Është e vërtetë se shumë prej tyre do të donin të kishin më shumë informacion, të ishin më të vetëdijshëm për gjithë ndryshimet që sjell ardhja e një fëmije në jetë, por shumë rrallë mund të gjesh burra ose gra që janë penduar pse janë bërë prindër.

Kur isha në të 20-at, nuk kisha ndërmend të bëja fëmijë. Në të vërtetë, ndjenja ime ishte se ishte një akt i egoizmit të pamatur për ta sjellë një fëmijë në këtë botë mizore. Asokohe shkrirja bërthamore ishte një shqetësim i mirëfilltë dhe përvoja ime e fëmijërisë nuk ishte ajo që do të kisha dëshiruar për këdo. Në fillim të të 30-ave të mia, fillova të rrethohem me njerëz pozitivë që më bënë të mendoj se kjo botë vërtet ofron edhe alternativa të mira.

Në të 40, kur u martova më në fund dhe kur mundësitë e zgjedhjes po ngushtoheshin e dëshiroja më së shumti një fëmijë.

Kur mbërriti fëmija im i parë Molly, nuk ngjasonte aspak me një mrekulli. Por, zemra e njeriut është një mister, e aftë për zgjerim të pafund dhe, me sa duket, kur bëhet fjalë për fëmijët, pothuajse asnjëherë nuk përjashtohet.

Të duash fëmijën që krijon është rrallë një zgjedhje. Unë nuk do të dëshiroja për ty të bësh fëmijë me shumë nxitim, apo thjesht t’i nënshtrohesh vullnetit të burrit. Ju duhet t’i merrni vendimet në partneritet tani, por nëna ka barrën më të madhe të përgjegjësisë. Këshilla që kam për momentin për ju është të shijoni marrëdhënien tuaj dhe me kalimin ekohës, bindjet e dëshirat tuaja do të jenë më të qarta.

Lexo edhe: Shpërthen në lotë blogerja e famshme: Vuaj nga shëndeti mendor sepse nuk bëj fot fëmijë/ VIDEO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X