Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali feston sot një ditë të veçantë. Vogëlushja e saj, Nalta ka sot ditëlindjen e saj të katërt dhe ministrja ka bërë një postim në Instagram ku i ka kushtuar një urim të ndjerë.
Duke ndarë një foto me vajzën, ku shohin detin, Elisa i shkruan asaj se është më e dhimbsur se jeta dhe më e dashur se gjithçka.
Postimi i plotë:
Nalta, Sot je 4 vjeçe. Tashmë ke filluar të vishesh vet. Kur flet, më nuk belbëzon. Kur këndon, nuk stonon. Kur reciton, aktron. Ta uroj këtë ditëlindje ty bija ime që m’u shfaqe në ekran në ekon e parë, grimcë më e madhe se bota, më e dhimbsur se jeta, më e dashur se gjithçka.”
Kujtojmë se Elisa dhe bashkëshorti i saj Salarjon Tota, u bënë prindër për herë të parë në 2015. Deputetja e PS ka postuar herë pas here foto të Naltës së vogël, e cila me sa duket tani është rritur dhe ka filluar të vishet vetë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu