Mbajtja e telefonit natën nga fëmijët sjell probleme mendore

Qendrimi ne telefon gjate nates prish ritmin e gjumit tek femijet. Ndryshimi i cilesise se gjumit ne kete moshe sjell me vone probleme mendore.




0 0

Përdorimi i smartfonëve gjatë natës është i dëmshëm për shëndetin sepse drita e ekranit ngatërron mekanizmat neurofiziologjikë duke shkaktuar probleme të ndryshme të gjumit, duke filluar nga vonesa për të na zënë gjumi deri tek pagjumësia. Për të shpjeguar pse ndodh ka folur mjeku psikiatër Battista Tura.

Lodhje dhe humor jo i mirë

Rreziku kryesor është se futeni në çrregullime të gjumit që mund të shkojnë deri në pagjumësi. Një gjumë i shqetësuar, nga ana tjetër, ka disa pasoja, përfshirë lodhjen gjatë ditës, nervozizmin dhe gjendjen e keqe. Dhe nëse ky përfundim është i vlefshëm për njerëzit e të gjitha moshave, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sidomos adoleshentëve që përdorin intensivisht smartfonin e tyre edhe gjatë natës.

Huton neurofiziologjinë

Përdorimi i smartfonit gjatë natës prish mekanizmat neurofiziologjikë. “Përdorimi në mbrëmje, mbase në shtrat dhe disa centimetra larg fushës së shikimit të një personi, mund të shkaktojë dëme. Secili nga ne riprodhon dhe sjell në vete modelin origjinal të ‘qenies njerëzore’, ai që jetoi dhe veproi me dritën e diellit, ndërsa në mungesë të tij pushoi dhe fjeti: dhe akoma sot një numër i lartë i mikrosistemeve dhe aparateve, si ato neurologjike ashtu edhe ato hormonale, vazhdojnë të ndjekin të njëjtin ligj, pa dyshim që nuk përshtaten me evolucionet e zakoneve dhe vazhdojnë të veprojnë si përgjigje ndaj dritës si stimul dhe në errësirë si një ndalesë. Nënshtrimi ndaj këtij sistemi të tërë në një stimulim intensiv ndriçues si ai i smartfonëve gjatë natës, është si të japësh një mesazh serioz konfuz, duke e detyruar trurin tonë të aktivizohet sikur të ishte ditë”.

Mungesa e gjumit në veçanti gjatë adoleshencës paraqet një nga faktorët më të rrezikshëm për çrregullime mendore të rënda.

Lexo edhe: Varësia e fëmijës nga telefoni mund të parandalohet përmes këtyre rregullave






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X