Maya nuk do të mundet të festojë për ditëlindjen e të birit, ja zgjidhja që ka gjetur/ VIDEO

0 0

Në datën 30 të këtij muaj, Jonas, djali i këngëtares shumë të dashur Maya ka ditëlindjen e tij të parë. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka folur për planet që ka për 1-vjetorin e djalit.

Maya tregoi se duke qenë që me bashkëshortin nuk kanë bërë ndonjë festë të madhe për njëri-tjetrin si fejesë ose martesë, kishte menduar që kur të lindte një fëmijë, të organizonin një festë për të.

Mirëpo, afër kësaj date, dy vjet më parë, Maya humbi një nga njerëzit e saj më të dashur, vëllain e saj të vetëm e për këtë arsye, nuk ndihet ende gati për të festuar, pasi ka nevojë për kohë për tu ndjerë më mirë emocionalisht.

Nga ana tjetër, ditëlindja e tij përkon edhe me festat e nëntorit dhe Maya është në koncerte. Por, ajo nuk do të donte të ishte larg të birit në atë ditë aq të rëndësishme, kështu që do ta marrë me vete në diasporë, ku do të performojë dhe organizatori i koncertit i ka premtuar se do të bëjë një dekor të veçantë përshtatur me ditëlindjen e tij.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X