Matchy-matchy”, trendi me i ri i te veshurit mes prindit dhe femijes

0 0

Edhe në mos e keni përdorur me siguri e keni lexuar në një nga rrjetet sociale shprehjen “matchy-matchy”, e cila përdoret kur i referohemi veshjes së njëjtë që prindi bën me fëmijën , dhe që gjërësisht ka gjetur zbatim edhe në shoqërinë shqiptare. Zakonisht tendenca e kombinimit i referohet përputhjes së gjinive, pra djali vishet si babi dhe vajza si mami, megjithatë nuk mund të bëjmë përjashtime absolute për të anasjelltën. Sigurisht që ndjekja e një kodi të caktuar në veshje është totalisht e ligjshme, por sa e bukur apo argëtuese është kjo?
Ja si shprehen ekspertët
Sipas mjekut Ayalla Ruvio, profesor edhe në Universitetin e Michigan, kjo tendencë u thellua më tepër në vitin 2011 dhe mendohet se vjen nga siguria që nëna ka në lidhje me shijet e vajzës në veshje nëse ajo është në moshë madhore. Duke qënë se nëna ka më pak kohë për të ndjekur dhe studiuar tendencat e fundit të modës ndjek hapat e vajzës së saj. Sipas një studimi që u krye duke marrë në pyetje 343 nëna bashkë me vajzat u konfirmua ky përfundim. Ata vërtetuan gjithashtu se nënat imitonin vajzat dhe nuk ndodhte e kundërta, jo vetëm në veshje por edhe në kozmetikë. Këtë gjë edhe vajzat dukeshin se nuk e kishin aspak problem.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pamjen e jashtme
Indirekt nëna pranon edhe se vajza e saj ka mendime dhe shije të mira, pra i respekton ato. Ndërsa për disa nga vajzat kjo ishte argëtuese, për disa ishte tepër e mërzitshme dhe nuk ju pëlqente aspak mënyra si nëna dukej. Sipas tyre kjo ishte një formë e drejtpërdrejtë e lajkatimit, pra nëna po përpiqej t’i “merrte me të mira” për të krijuar një marrëdhënie më të mirë mes tyre.
Ekspertët folën edhe në lidhje me veshjen e baballarëve, të cilët sipas tyre janë disi më autoritarë dhe parapëlqejnë të mbajnë rolin e udhëheqësit. Ata preferojnë t’ju mësojnë djemve të tyre si të bëjnë më të mirën. Megjithatë edhe mes babait dhe djalit ndodhin kombinime në veshje. Ajo përdoret më tepër si një formë për të shprehur përkatësinë gjinore dhe aspak si një imitim.
Sipas ekspertëve, kombinimi i prindërve me fëmijën në moshë të vogël ndodh për shkak të nevojës dhe dëshirës që prindërit kanë për të shprehur dashurinë dhe nuk përpiqen aspak të duken si fëmijë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X