Masa e vogël tumoriale nuk do të thotë më pak e rrezikshme kur është fjala për kancerin e gjirit. Sipas studimit të Mindact, madhësia e një masa kancerogjene të gjirit nuk lidhet domosdoshmërisht me agresivitetin e tij.
Testi gjenomik për kancerin
Studimi përdori testin gjenomik për të zgjedhur ato paciente që paraqisnin rrezikshëmri më të lartë. Një grup prej 826 grash me një tumor më të vogël se një centimetër u analizuan. Pesë vite pas fillimit të trajtimit, studimi tregoi se 24% e pacientëve, kryesisht ato që konsideorheshin me rrezik më të lartë nga analiza gjenomike, përfituan nga kimioterapia duke treguar rritje të mbitejesës. Kjo dëshmon se kriteret klinike të tilla si masa e tumorit, nuk mjaftojnë.
Biologjia dhe gjenetika për një diagnozë më të saktë të kancerit
Studimi ka treguar kështu se jo vetëm madhësia, por edhe biologjia, është e rëndësishme për gratë me kancer gjiri. Përveç kësaj, janë dhënë prova të mëtejshme në mbështetje të testimit gjenomik, mjeti i përdorur gjithnjë e më shumë në mënyrë që të parashikojnë sjelljen e ardhshëm të tumorit në progres dhe për të zhvilluar një plan të trajtimit sa më të personalizuar të jetë e mundur.
Lexo edhe: Si mund te zbulohet kanceri i gjirit?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu