“Marrsh të gjitha ditët e mia”, Jona Kalemaj fjalë zemre për ditëlindjen e vajzës

0 0

 

Të gjithë ndjekësit e Jona Kalemajt në rrjete sociale, duhet të kenë vënë re se krahas aftësive të saj të tjera, ajo herë pas here, i hedh mendimet e ndjesitë e saj në vargje. Këtë e bën me njerëzit e saj më të dashur, si vajzat, nëna, vjehrra etj.

Sot, në ditëlindjen e tretë të vajzës së saj të vogël, Jona sërish i  ka shprehur urimet e saj përmese poezisë dhe më bukur nuk mund ta uronte voglëushen e saj Santa.

Santa 🥳🎂 3

Tik tak zemre që rreh fort
Diell mëngjesi plot shkëlqim
Numrin 3 ke sot në tort
Dhe 100 o shpirti im

Do rritesh si do i madhi zot
Paç të mira sa një det
Mos të paftë syri lot
Dhe jetofsh mijra vjet

Lule vogël, zog i njom
Trëndafil me ves mëngjesi
Melhem shpirti që shëron
Ti gëzimi i çdo stresi

Buzëqeshja mos t’u shteroft
Dhe zemrën plot nga dashuria
Zoti i madh të bekoft
Marrsh të gjitha ditët e mia






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X